Festimet e Vitit të Ri

festimet-e-vitit-te-riPjesa më e madhe e globit e priti fillimin e 2017-ës me fishekzjarre dhe festime, edhe pse shumë njerëz reflektojnë në zymtësi mbi politikën dhe kulturën popullore të vitin të kaluar.

Rreth një milion festues u mblodhën në sheshin “Times Square” në Nju Jork, për të parë topin famshëm të kristaltë të shënojë mbërritjen e vitit të ri.

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm, reflektoi mbi vitin e kaluar, dhe dy mandatet e tij në detyrë. Ai e përfundoi fjalimin duke përcjellë një urim të ngrohtë nga familja Obama, dhe duke uruar të gjithë familjarisht, një vit të lumtur dhe të bekuar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i shkruajti në Twitter urimet e Vitit të Ri:“Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë, duke përfshirë edhe armiqtë e mi të shumtë dhe ata që më kanë luftuar me mua dhe kanë humbur kaq keq saqë nuk dinë ç’të bëjnë. Me dashuri!”

Disa orë më parë, Zelanda e Re, ishujt e Oqeanit Paqësor, Australia dhe Rusia ishin ndër vendet e para që mirëpritën vitin e ri 2017.

Një prej festimeve të para më të njohura ishin fishekzjarret vjetorë në Sidnei të Australisë.

Festimet në Stamboll, Turqi, u ndërprenë për shkak të një sulmi të armatosur në një klub nate ku u vranë të paktën 35 persona.

Siguria është shtuar në shumë qytete pas sulmit të 19 dhjetorit ku një kamion goditi një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe ku u vranë 12 njerëz.

Kryeqyteti gjerman ka shtuar postblloqe dhe makina të blinduara pranë portës Brandenburg për të mbrojtur turmat nga automjetet.

Në Dubai, qindra e mijëra njerëz panë shfaqjen e fishekzjarreve nga Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.

Në Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë vetveten në shoqëri, duke folur gjatë Mbrëmësores që shënoi Vitin e Ri. Ai tha se të rinjtë janë privuar nga “punë dinjitoze” duke i detyruar ata “të trokasin derë më derë, të cilat përgjithësisht, mbeten të mbyllura”. Papa shtoi se të rinjtë duhet të lejohen të marrin pjesë në shoqëri në vend që të përjashtohen nga ajo. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>