Epidemia e opiumit në SHBA vazhdon të rritet. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vlerësimet më të fundit zyrtare thonë se 72.000 raste të vdekjeve nga mbidoza.
Këtë vit, gazetarët e Zërit të Amerikës Chris Simkins dhe Jeff Swicord po dokumentojnë histori reale të epidemisë. Ata ndjekin disa personazhe që vuajne nga varësia e drogës në tre qytete – Majami, Filadelfia dhe Neshvillë – ku jetët e njerëzve dhe lagje të tëra janë transformuar nga abuzimi i drogës.
Pas dëbimeve masive në lagjen Kensington të Filadelfias, shtohen rastet e mbidozës, ndërkohë, Eriku del nga rehabilitimi, i transformuar. (voa)