Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja e ekonomisë botërore ka qënë e ngadaltë për një kohë tepër të gjatë dhe se kjo prirje zhgënjyese mund të vazhdojë të keqësohet.
FMN-ja parashikon që rritja ekonomike do të jetë 0.2 përqind më e ulët se parashikimi i mëparshëm, për të rënë në 3.2 për qind. Sipas FMN-së, ekonomitë e Shteteve të Bashskuara, Japonisë, dhe Bashkimit Evropian do të rriten më pak se sa mendohej më parë.
FMN-ja po ashtu shprehet se një dalje e mundshme e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të kishte pasoja shumë të dëmshme për Evropën dhe për ekonominë globale në tërësi. Referendumi në Britani, thotë FMN-ja, ka shkaktuar tashmë pasiguri mes investitorëve dhe një votë për të dalë nga BE-ja do ta përkeqësonte situatën edhe më tej. (voa)