Gjermania shton paralajmërimet për udhëtime për shkak të Coronës në Evropë

Spanja maskat obligimSpanjë: Mbajtja e maskave obliguese edhe në rrugë

Madridi dhe territoret baske shpallen zona rreziku

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me Corona, Ministria e Jashtme në Berlin e ka zgjeruar listën e zonave të rrezikut për të cilat paralajmëron dhe rekomandon anulimin e udhëtimeve.

Gjermania ka zgjeruar paralajmërimet për turistët që duan të shkojnë në Spanjë. Tri rajoneve, ndër to Katalonia me metropolin turistik të Barcelonës dhe plazhet në Costa Brava, për të cilat vlen paralajmërimi e është që në fuqi që nga fundi i korrikut, iu shtuan tani edhe Madridi dhe territoret e baskëve. Spanja është prekur rëndë nga COVID-19 dhe si vatra të reja rajonale infeksioni konsiderohen edhe Aragónia, Katalunja dhe Navarra. Kurse në jug të Spanjës dhe në ishuj niveli i infektimeve është në nivel të ulët ose të mesëm.

Paralajmërime për udhëtime në Evropë

Një paralajmërim për udhëtim zakonisht lëshohet, nëse numri i infeksioneve të reja me Covid-19 e tejkalon nivelin e 50 rasteve për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve. Përveç rajoneve të sipërpërmendura në Spanjë, të prekura janë edhe Luksemburgu, provinca belge e Anversës dhe disa rajone në Bullgari dhe Rumani.

Testime të detyrueshme

Kushdo që kthehet në Gjermani nga një zonë e konsideruar si zonë rreziku, si rajonet e përmendura në Spanjë, duhet të testohet për Coronën. Aktualisht paralajmërime për udhëtim ekzistojnë për më shumë se 160 vende, por vetëm rreth 130 prej tyre klasifikohen si zona rreziku.

Paralajmërimi për udhëtimi nuk do të thotë ndalim, por bëhet për arsye parandalimi të rreziqeve. Sidoqoftë në rast se për një vend ekziston një paralajmërim ky ka gjithashtu një anë pozitive për konsumatorët, sepse udhëtarët kanë të drejtë t’i anulojnë prenotimet pa pagesë.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>