Mjekët britanikë janë duke testuar një formulë të ilaçit anti-inflamator ibuprofen për të parë nëse ai i zbut problemet e frymëmarrjes tek pacientët me simptoma të rënda të COVID-19.
Provat përfshijnë një formulë të veçantë të ibuprofenit, për të cilin studiuesit thanë se kishte treguar më shumë efekt sesa ibuprofeni i zakonshëm për trajtimin e sindromave akute të frymëmarrjes si ARDS, që është një komplikacion i COVID-19.
Formula e re është e liçencuar tashmë për përdorim në Britani për sëmundje të tjera.
“Nëse kanë sukses, vlera e këtyre provave për shëndetin publik global do të ishte e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh koston e ulët dhe disponueshmërinë e këtij ilaçi,” tha Matthew Hotopf, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore Maudsley.
Në muajin mars, ministri i shëndetësisë i Francës tha se njerëzit nuk duhet të përdorin ilaçe anti-inflamatore si ibuprofeni nëse kanë simptoma të COVID-19.
Por, rregullatorët e ilaçeve në SHBA, Britani dhe BE si dhe firma Reckitt Benckiser, që prodhon Nurofenin, kanë thënë se nuk ekzistojnë prova që të vërtetojnë se ibuprofeni shkakton probleme te pacientët me COVID-19.
voa