Policia britanike tha se po e trajton si “incident terrorist” nje shpërthim që ndodhi të premten në një stacion metroje në Londrën perëndimore.
Policë të armatosur rëndë ngarendën të premten në metronë e Londrës pas njoftimeve për një shpërthim në një tren.
Policia e cilësoi atë si një “incident terrorist” që la pas vetes një numër të plagosurish, disa prej të cilëve u panë me djegie në fytyrë.
Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë autoambulanca, makina të zjarrfikësve dhe një helikopter u panë në zonën ku ka ndodhur incidenti.
Shërbimi i emergjencave tha se ka dërguar në spitale për trajtim 18 veta dhe asnjëri nuk është në rrezik jete.
Kryeministrja britanike, Theresa May, do të drejtojë takimin e komisionit qevritar të emergjencave pas incidentit.
Britania ka përjetuar katër sulme terroriste gjatë këtij viti që lanë pas vetes 36 të vrarë. (dw)