Intervista e zotit Trump pritet me reagime në Evropë

trumpRusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në një intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij”, tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Zoti Trump i bëri propozimet e tij në një intervistë të përbashkët me gazetën The Times të Londrës dhe revistën gjermane, Bild.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se “NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua.”

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha sot në Bruksel se komentet e zotit Trump kanë shkaktuar habi dhe shqetësim mes vendeve anëtare të NATO-s. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>