Ish presidenti francez Sarkozy, në paraburgim

SakoziIsh presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u dërgua të martën në paraburgim në kuadër të hetimeve mbi dyshimet se ai kishte marrë miliona euro në një financim të paligjshëm nga ish udhëheqësi i ndjerë i Libisë, Moammar Gadhafi.

Një burim nga sistemi i drejtësisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se Sarkozy po mbahet në stacionin e policisë në Nanterre në perëndim të Parisit.

Ish presidenti Sarkozy dhe shefi i kabinetit të tij kanë hedhur poshtë pohimet që përfshijnë financimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 që ai i kishte fituar.

Ish presidenti 63 vjeçar, kishte refuzuar deri tash që të përgjigjet për t’u marrë në pyetje.

Hetuesit po shqyrtojnë pohimet se regjimi i Gadhafit i ka dhënë fshehurazi zotit Sarkozy 50 milionë euro për fushatën e vitit 2007. Një shumë e tillë do të ishte më shumë se dyfishi i kufirit të atëhershëm të shpenzimeve për fushatën që kapte shumën e 21 milionë eurove.

Për më tepër një pagesë e tillë do të thoshte shkelje e rregullave franceze për financimin nga jashtë dhe deklarimin e burimeve të financimit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>