Italia njoftoi të dielën 347 vdekje të lidhura me koronavirusin nga 364 të shënuara një ditë më parë. Numri i infeksioneve ditore u rrit në 14,245 nga 11,831.
Të shtunën u kryen rreth 102,974 teste, sipas zyrtarëve të lartë shëndetësor të atij vendi, kundrejt 67,174 të zhvilluara një ditë më parë.
Që prej 21 shkurtit Italia ka regjistruar 75,332 vdekje si pasojë e koronavirusit kohë kur shpërtheu pandemia, duke e bërë atë vendin me numrin më të lartë të viktimave në Evropë dhe të pestin në botë. Vendi ka raportuar gjithashtu 2.1 milionë raste infeksionesh që prej fillimit të pandemisë.
Sipas të dhënave të publikuara të dielën aktualisht numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 llogaritet në 23,075. 127 persona u shtruan një ditë më parë. 154 të tjerë u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv, krahasuar me 134 të shtunën.
Numri aktual i pacientëve në pavionët e kujdesit intensiv u rrit me 14 duke arritur në 2.583 gjithsej.
Ndërsa vala e dytë e pandemisë në Itali po përshpejtohej në gjysmën e parë të nëntorit, shtrimet në spitale pësuan një rritje me rreth 1 mijë shtrime në ditë, ndërsa numri i pacientëve me COVID në njësitë e kujdesit intensiv u rritet me rreth 100 në ditë.
voa