Në Itali numri i vdekjeve si pasojë e koronavirus ka pësuar sërish rritje të madhe. Të shtunën zyrtarët njoftuan një rritje me 793 persona të vdekur brenda një harku prej 24 orësh dhe 6,557 raste personash të infektuar.
Vendi, që tashmë është shdërruar në epiqendrën e shpërthimit të shfrenuar në Evropë numëron gjithsej 53.578 raste personash të prekur nga virusi.
Të premten u raportuan 627 vdekje të tjera. Shifrat vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të autoriteteve për një izolim mbarëkombëtar.
Një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri theksin tek shpejtësia dramatike me të cilën po përhapet pandemia.
“U deshën më shumë se tre muaj për të arritur në 10,000 rastet e para të konfirmuara dhe në vetëm 12 ditë për të arritur në 100,000 të tjerë“,thanë drejtuesit e organizatës.
Vende të ndryshme po shpejtojnë duke marrë masa drastike me shpresën se ndalim-qarkullimi, mbyllja e mjediseve publike apo vetëizolimi me detyrim do t’u blejë kohë për të përgatitur sistemet shëndetësore për një rritje drastike të numrit të pacientëve me koronavirus.
voa