Itali, mbi 9 mijë të vdekur nga koronavirusi, tejkalon Kinën

kufomatTë premten në Itali humbën jetën nga koronavirusi 969 persona. Kjo është shifra më e larta ditore e shënuar nga një vend prej fillimit të shpërthimit të COVID-19.

Tashmë Italia numëron mbi 9.134 vdekje dhe 86,498 raste të konfirmuara personash bartës të virusit. Për nga numri i të prekurve Italia ka tejkaluar Kinën, vendin ku e ka zanafillën pandemia. Ndërsa Italia ka pësuar pothuajse dy herë më shumë vdekje se çdo vend tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të rasteve në botë.

Të premten, përpara se të publikoheshin të dhënat, kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë tha se numri i të infektuarve me koronavirus në Itali nuk e ka arritur ende kulmin. Ai paralajmëroi se masat kufizuese në mbarë vendin mund të zgjaten përtej 3 prillit.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>