Kancelari austriak Sebastian Kurz jep dorëheqjen

Regierungskrise in Österreich Kanzler Sebastian Kurz tritt zurück Sebastian Kurz ka bërë të ditur, se dorëhiqet si kancelar i Austrisë. Kundër politikanit konservator po zhvillohen hetime në një aferë korrupsioni.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka bërë të ditur dorëheqjen dhe se do të kalojë detyrën e mandatit të tij tek ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg. Vendi ndodhet në një fazë të ndjeshme, tha Kurz. Nuk është e përgjegjshme të rrëshqasim në muaj të kaosit dhe stanjacionit.

Kurz shpreson kështu, që ÖVP partia e tij konservatore të vazhdojë koalicionin qeverisës me Të Gjelbrit. Me këtë do të mënjanohej një koalicion katërpartiak, që varet nga “mëshira e Herbert Kickl”, pra  partisë populiste, FPÖ, që në kuadër të aferës Ibica në vitin 2019 humbi pushtetin.

Hetime kundër Kurz

Hetimet e bëra publike para pak ditësh pas një kontrolli në zyrën e kancelarisë drejtohen kundër Sebastian Kurz për shpërdorim, ryshfet dhe korrupsion, ato shkaktuan krizën qeverisje në Austri. Kurz që kërkoi fillimisht të qëndronte kancelari i hodhi edhe njëherë poshtë akuzat. “Akuzat janë të gabuara, dhe unë do të mund ta sqaroj këtë”, tha Kurz.

Por Të Gjelbrit nuk e mbështetën më kancelarin dhe i bënë thirrje partisë ÖVP të vendosë një person pa probleme për këtë post. Kreu i Të Gjelbërve, Werner Kogler e quajti këtë “hap të duhur për punën e ardhshme të qeverisë.”

Kurz nuk bëri të ditur heqjen dorë plotësisht nga politika. Ai mbetet kryetar i ÖVP-së dhe do të kalojë në grupin parlamentar në parlament, tha Kurz. Sipas prokurorisë së ekonomisë dhe korrupsionit Kurz dyshohet për blerje të raportimit pozitiv për të në një media, për të hapur rrugën drejt kreut të partisë në vitin 2016. Për këtë dyshohet të jenë keqpërdorur fonde të Ministrisë së Financave.

la/ag

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>