Kerry, thirrje për zgjidhjen e krizës humanitare

DavosSekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri sot thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojë përpjekjet për të zgjidhur krizën humanitare nga vala e refugjatëve të luftës dhe për të ndihmuar viktimat e konflikteve duke iu kundërvënë kërcënimit të terrorizmit në rrënjët e problemit.

Në komentet në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, Sekretari Kerry njoftoi se Presidenti Obama do të organizojë një takim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në përgjigje të krizës globale të refugjatëve. Synimi do të jetë shtimi i numrit të vendeve që i janë përgjigjur apelit të OKB-së për të ofruar ndihma humanitare dhe për të strehuar familjet në nevojë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për të pranuar 85 mijë refugjatë brenda nëntorit dhe 100 mijë të tjerë vitin e ardhshëm. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>