Kisha Ortodokse Ruse – tejet konservatore

Me më shumë se 150 milionë besimtarë Kisha Ortodokse Ruse është kisha më e madhe ortodokse në botë. Ajo konsiderohet si tejet konservatore dhe me lidhje të afërta me Kremlinin.

kisha moskveKisha dhe shteti janë në Rusi zyrtarisht të ndara sipas kushtetutës. Megjithatë Kisha Ortodokse Ruse është kthyer në kohën e sundimit të presidentit Vladimir Putin në një lloj feje shtetërore. Kremlini dhe kisha përfitojnë nga njëri-tjetri: Vladimir Putin bën si besimtar i madh, ai sheh tek kisha dhe patriarku një mbështetje dhe aleatë për t’i vënë pre liberalizmit sipas modelit perëndimor në Rusi. Kisha na ana tjetër forcon ndikimin e saj në shtet. Që nga viti 2006 në shkollat ruse është futur sërish mësimi fetar. Në vitin 2010 Duma miratoi ligjin për kthimin e pronave të kishës që ishin konfiskuar pas revolucionit rus të vitit 1917. Kisha Ortodokse e Rusisë orientohet në Rusinë moderne sipas traditës ortodokse tek ideal i “simfonisë”, një marrëdhënie harmonike midis kishës dhe shtetit.

putin+kiril 1Vladimir Putin dhe Patriarku Kirili I

Moska si “Roma e tretë”

Historia e Kishës Ortodokse Ruse filloi para mbi një mijë vjetësh në Rusin Kievian, shtetin mesjetar paraardhës të Rusisë, të Ukrainës dhe të Bjellorusisë. Në vitin 988 sundimtari i tij, duka i madh Vladimiri I u pagëzua i krishterë. Pagëzimi pati një arsye politike: një aleancë e Rusit Kievian me familjen bizantine perandorake në Konstandinopojë. Nga kjo Vladimiri I shpresonte një vlerësim të perandorisë së tij, përfitime ekonomike dhe një përmirësim në marrëdhëniet me popujt fqinjë. Me marrjen e fesë së re sundimtari kristianizoi edhe nënshtetasit tij.

Kisha Ortodokse e Rusisë ishte fillimisht pjesë e Patriarkanës së Konstandinopojës. Më 1326, selia e mitropolitit rus u zhvendos nga Kievi në Moskë. Pak para rënies së Perandorisë Bizantine, peshkopët rusë u ndanë nga kisha nënë. Kur Konstandinopoja ra në vitin 1453 në duart e osmanëve, sundimtarët rusë morën titullin e perandorit. Ata e konsideronin Moskën si “Romën e tretë”, si një qendër të re të të krishterëve ortodoksë pas Romës dhe Konstandinopojës. Në fund të shekullit të 16-të në Moskë u ngrit patiarkana e re.

Ndarja mes kishës katolike dhe asaj ortodokse

Që nga koha e ndarjes së madhe mes kishës latine dhe kishës ortodokse në vitin 1054 katolikët dhe ortodoksët ecin në rrugë të ndara. “Bota ortodokse” është e ndarë në shumë kisha të pavarura. Kisha ortodokse ruse me rreth 150 milionë besimtarë në më shumë se 60 vende, është më e madhja. Ajo konsiderohet si tejet konservatore. Patriarku Kirili I e konsideron p.sh. homoseksualitetin si një kërcënim për shoqërinë.

Teologjikisht katolikët dhe ortodoksët rusë i ndan pak, sidomos në krahasim me prostestantot. Edhe Kirili I theksonte po ashtu vazhdimisht vlerat e përbashkëta. Megjithatë një takim mes papës dhe patriarkut konsiderohej për shumë kohë si i pamendueshëm.

Pas vdekjes së patriarkut Alekseji II dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij Kirili I qëndrimi negativ i Moskës ndaj Romës i ka lënë vendin një kurs më pajtues. Në kohën e Benediktit XVI marrëdhëniet mes dy kishave e shtensionuan më tej. Por përparimi i shumëpritur, takimi i parë ndërmjet Papës dhe Patriarkut, u bë i mundur vetëm tani. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>