Mund të duhen vite që makinat krejtësisht autonome të bëhen pjesë e realitetit të përditshëm, por një pjesë e kësaj teknologjie po përdoret aktualisht për të bërë më të sigurtë ngarjen e makinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn vizitoi një kompani që po përdor vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të zgjidhur një prej problemeve më madhore për shoferët… mungesën e vëmendjes në rrugë.
Mjafton mungesa e vëmendjes për dy sekonda që të ndodhë një aksident. Një kompani në Luginën e Silikonit thotë se ka zgjidhjen për këtë. Ajo ka kombinuar kamerat, sensorët si dhe programe për njohjen e imazheve dhe paralajmërimet në kohën reale. Jennifer Harron është me kompaninë Nauto.
“Pajisja e paralajmëron shoferin kur nuk e ka vëmendjen në rrugë. Kemi parë mijëra herë kur shoferi është në gjendje të përqendrohet, ndoshta kur shikon se ka ndaluar trafiku para tyre, shtypin frenat dhe evitojnë një karambol.”
Pajisja me kamera dhe sensorë vëndoset pas pasqyrës së brendëshme të makinës. Jon So ëshë me kompaninë Nauto.
“Po përfshijmë inteligjencë artificiale në pajisje. Algoritmet përllogarisin të dhënat e marra nga kamera që shikon shoferin dhe kamera që vëzhgon rrugën për të zbuluar sjellet që përbëjnë rrezikshmëri.”
Për shembull, kur shoferin e merr gjumi në timon, e ndjek nga afër makinën para tij ose po shikon telefonin, thotë Jon So me kompaninë Nauto.
“Pajisja lëshon sinjale alarmante që shoferi të rifokusohet në rrugë.”
Pajisjet e kompanisë Nauto janë vendosur në mbi 250 flota kamionësh apo taksishë. Lidhur me privatësinë e shoferit, kompania thotë se pajisja i dërgon të dhënat vetëm tek zyrat qendrore nëse ndodh ndonjë aksident.
“Nuk është pajisje survejimi. Një menaxher nuk mund të futet në sistemin tonë dhe të shohë se çfarë po bën shoferi. Nëse ngarja e makinës nuk ka probleme, atëherë nuk ka rregjistrime në sistemin tonë”, thotë zonja Haroon.
Megjithatë, kompania Nauto po grumbullon shumë të dhëna, por ama që kanë të bëjnë me prirjet e shoferit, të cilat do të tranferohen tek makinat autonome. Kështu që, shoferët e së sotmes po ofrojmë mësime për makinat pa drejtues të së ardhmes.
voa