Konferenca e parë për shtyp e Shtëpisë së Bardhë

Sean Spicer Shtepia e bardheSekretari i ri i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer mbajti të hënën konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp, pasi të shtunën në mbrëmje dha njoftime të diskutueshme të shifrës për numrin e pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

Sekretari i Shtypit tha se duke filluar që këtë javë, Shtëpia e Bardhë do të caktojë katër pozicione për lidhje me Skype në zyrën e konferencave të shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se kjo synon që t’u krijohet mundësia për të shtruar pyetjet e tyre një numri më të madh mediash, që mund të mos kenë burimet e nevojshme për të punësuar një korrepondent në Uashington.

Administrata e re ka diskutuar për disa ndryshime të mundshme për operacionet me shtypin. Zoti Trump ka patur një marrëdhënie të vështirë, të shoqëruar me debate, me shtypin.

Zëdhënësi Spicer i doli në mbrojtje vendimit të zotit Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja tregtare e Partneritetit të Trans-Paqësorit, TPP, ku përfshihen 12 vende. Zëdhënësi tha se ky veprim synon të verë në zbatim synimin e Presidentit Trump “Amerika në plan të parë”, për të rikthyer aktivitetin prodhues dhe vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Sicer ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me politikat e administratës së re ndaj Rusisë, Kinës, dhe për tregtinë me vendet e tjera. Ai tha se shumë udhëheqës botërorë presin me kënaqësi të fillojnë bashkëpunimin me presidentin e ri amerikan. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>