Kryebashkiaku i Londrës mbështet daljen nga BE

Kryebashkiaku i LondresKryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson tha sot se ai është në favor të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke u bërë kështu udhëheqësi de facto i lëvizjes “për dalje”, duke pasur parasysh se ai është një nga politikanët më karizmatikë në politikën britanike.

Ky qëndrim ishte një goditje për Kryeministrin David Cameron, i cili në një intervistë sot më herët me BBC-në, i bëri thirrje zotit Johnson që të mbështesë vazhdimësinë e anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Evropian.

43 vjet pasi Britania u bë anëtare e organizatës që më pas u bë Bashkimi Evropian, kryeministri Cameron ka shpallur një referendum për vazhdimësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 23 qershor, pasi arriti një marrëveshje me 27 udhëheqësit e vendeve e tjera anëtare për t’i dhënë Britanisë një status të veçantë.

Por zoti Johnson, që konsiderohet si një pasues i mundshëm i zotit Cameron, nuk shprehu asnjë qëndrim për marrëveshjen, para se të bënte deklaratën dramatike para shtëpisë së tij në Londër.

“Unë do të mbështes ‘votoni për të dalë” sepse dua një marrëveshje më të mirë për popullin e këtij vendi, për t’u kursyer paratë e tyre dhe për të rimarrë kontrollin”.

Kjo lëvizi e thellon përçarjen në Partinë Konservatore në pushtet. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>