Angela Merkel deklaron, se nuk kandidon mё pёr kryetare tё CDU-sё. Mbetet e hapur, se kush mund ta pasojё atё nё kёtё post. Kongresi i CDU zhvillohet pas gjashtё javёsh nё Hamburg.
Angela Merkel nuk do tё rikandidojё pёr kryetare partie nё kongresin e CDU-sё. Por kush do tё pasojё nё kёtё post? Disa kandidatё konsiderohen si favoritё, ndёr ta figura tё njohura. Por veçanёrisht njёri nga kandidatёt konsiderohet suprizues.
Nё CDU ka papritur sёrish mundёsi pёr ndarjen e posteve. Deklarimi i papritur i Angela Merkelit, se nuk do tё kandidojё mё pёr postin e kryetares sё partisё, nё kongresin e CDU-sё nё dhjetor, po nxit spekulimet mbi personin qё do ta pasojё atё. Deri tani Merkel pati theksuar, se posti i kancelares me atё tё kryetarit tё partisё janё tё pandashёm. 18 vjet Merkel ёshtё nё krye tё CDU-sё, 13 vjet ajo ёshtё kancelare. Humbjet masive tё partisё nё zgjedhjet pёr parlamentin e landit nё Hesen, duket se tashmё e kanё bindur Merkelin, qё heqja dorё prej pushtetit nё CDU mund tё ndihmojё nё stabilizimin ose madje shpёtimin e qeverisjes sё çalё.
“Eshtё koha pёr njё kapitull tё ri”, tha Merkel tё hёnёn gjatё njё konference shtypi, duke deklaruar tёrheqjen e saj prej postit mё tё lartё partiak. Po ashtu ajo dekalroi, se mё 2021 nuk do tё rikandidojё pёr kancelare, por do tё qendrojё kancelare deri nё fund tё kёsaj periudhe legjislative. Pas kёtij vendimi tё Merkelit ka nisur gara pёr kandidatёt e mundshёm nё CDU, pёr ta pasuar atё.
Sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё Kramp-Karrenbauer deklaron kandidaturёn
E para qё paraqiti kandidaturёn pёr drejtimin e partisё ishte sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё, Kramp-Karrenbauer. Tё hёnёn (29.10) nё takimin e kryesisё federale tё partisё ajo bёri tё qartё, se do tё kandidojё. Vendimi do tё merret nё kongresin e partisё nё fillim tё dhjetorit nё Hamburg. Kramp-Karrenbauer konsiderohet si e besuara e kancelares. Ajo deri nё shkurt ishte kryeministre nё Saarland dhe mё pas kaloi nё Berlin nё postin e sekretares sё pёrgjithshme tё CDU-sё. Nё kёtё detyrё ajo u shqua veçanёrish si ndёrmjetёsuese mes krahёve rivalizuese dhe interesave tё ndryshme brenda partisё. Deri tani projekti mё i rёndёsishёm i saj si sekretare e pёrgjithshme ёshtё hartimi i njё programi parimor. Pasi CDU nёn kancelaren Angela Merkel ka humbur besimin kryesisht nё grupet e zgjedhёsve konservatorё e liberal nё ekonomi, nё kёtё program parimor duhet tё pёrcaktohet qartё tipari konservator i CDU-sё. Kancelarja Merkel nё rast se kryetare e CDU-sё do tё jetё Kramp-Karrenbauer do tё gёzohej, sepse tё dyja janё tё lidhura miqёsisht. Puna mes tyre funksionon mjaft mirё.
Ndryshe do tё jetё nёse drejtimin e CDU-sё e merr pёrsipёr ndonjёri nga kandidatёt e tjerё. Jens Spahn, aktualisht ministёr i Shёndetёsisё nё qeverinё Merkel, deklaroi gjithashtu, se do tё kandidojё. 38-vjeҁari konsiderohet prej kohёsh si kritik i Merkelit – dhe si zёdhёnës pёr tё gjithё ata nё parti, qё mendojnё se nёn Merkelin CDU-ja ka marrё njё profil socialdemokrat. Pikёrisht krahu pёr ekonominё liberale nё parti, qё prej vitesh e ka ndjerё veten tё anashkaluar lidhur me politikёn e shpёtimit tё Euros dhe krizёn e refugjatёve, me njё kandidat si Spahn mund tё nxisё njё kthesё pragmatike nё partinё e fundit popullore tё Gjermanisё. Edhe pse Spahn ёshtё relativisht i ri, atij shumё nё parti ia besojnё detyrёn e kryetarit. Ai shpesh gjatё debateve kontroverse ёshtё dёshmuar i qëndrueshёm. Nisur nga kandidatura e paraqitur nga Kramp-Karrenbauer dhe Spahn, Merkel tha: “Unё e konsideroj kёtё si njё fazё tё mirё dhe tё rёndёsishme, gjatё sё cilёs partia mund tё fitojё sigurinё nё vetvete.”
Kandidati i surprizёs: A do ta shpёtojё Friedrich Merz profilin konservator tё CDU-sё?
Pak ose pothuajse aspak nuk dinte kancelarja Merkel pёr njё tjetёr kandidaturё tё mundshme pёr pasues tё saj nё krye tё partisё. “Lidhur me kёtё nuk mund tё them asgjё tё sigurtё”, u pёrgjigj Merkel pas pyetjes sё gazetarёve, nёse ka dёgjuar pёr kandidaturёn e Friedrich Merz. 62 vjeҁari jurist dhe ekspert financash, Friedrich Merz para shumё vitesh u shkёput nga Gjermania dhe konsiderohej si kritik gjuhёmprehtё i Merkelit. Merz nё vitet 2000 deri mё 2002 kryesonte grupin parlamentar tё CDU-sё dhe CSU-sё – derisa Merkel e spostoi atё nga ky post. Shumё vёzhgues e konsiderojnё Merzin si figurёn drejtuese tё konservatorёve nё parti. Merz e konfirmoi para gazetarёve gatishmёrinё e tij pёr tё kandiduar. Qё nga viti 2009 Merz ёshtё kryetar i “Rrjetit Ura-Atlantik”.
Kёta janё tre ndёr favoritёt qё e kanё shprehur hapur, se duan tё kandidojnё pёr tё pasuar kancelaren Merkel nё postin e kryetares sё partisё. Ndёrkohё nё Berlin qarkullojnё edhe emra tё tjerё si Armin Laschet, aktualisht kryeministёr nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё (NRW). Edhe Laschet konsiderohet si pasues i mundshёm i Merkelit. Ai prej vitesh shprehet edhe pёr aleancё mes CDU-sё dhe ekologjistёve, edhe pse ndёrkohё qeveris nё NRW nё koalicion me liberalёt. Disa komentatorё konsiderojnё edhe Wolfgang Schäuble, njё ndёr figurat mё solide tё CDU-sё si kandidatin e duhur. Schäuble, qё ёshtё aktualisht president i Bundestagut, ka qenё pёr shumё vite ministёr i Financave dhe i Brendshёm. Zgjedhja e tij kryetar partie do tё ishte njё sinjal pёr vazhdimёsinё nё CDU mё shumё se sa sinjal pёr fillim tё ri. Nёse ai do tё kandidojё, kjo nuk ёshtё ende e qartё. Se edhe sa kandidatё mund tё paraqiten nga rajonet deri nё kongresin e patisё, kjo ende nuk ёshtё e qartё. Mbeten edhe gjashtё javё deri atёherё e me siguri qё do tё spekulohet edhe pёr shumё emra tё tjerё.
dw