Lindjet parakohe janë vrasësi numër një i fëmijëve të vegjël në botë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson njofton mbi disa informacione të reja që mund të ndihmojnë të sigurojnë që më shumë foshnje të lindin në kohën e plotë.
Komplikacionet e lindjeve të parakohshme vrasin më shumë fëmijët e vegjël sesa çdo gjë tjetër.
“Disa nga sëmundjet infektive, rastet e sëmundjeve të diarresë dhe kequshqimi janë ulur – pra po bëjmë përparim në këtë drejtim. Por lindjet e parakohshme nuk po ulen. Në shumë vende ato po shtohen. “
Në mbarë botën, 15 milion fëmijë lindin para kohe çdo vit. Një milion prej tyre vdesin, por të tjerë vuajnë nga aftësitë e kufizuara afatgjata… verbimi, paraliza cerebrale, pakësimi i aftësive intelektuale dhe të tjera. 60 përqind e lindjeve të parakohshme ndodhin në Afrikë dhe Azinë Jugore. Dhe edhe pse niveli i tyre ka rënë në 11.5 përqind në Shtetet e Bashkuara, ai është ende niveli më i lartë i lindjeve të parakohsme në vendet e industrualizuara.
Organizata “March of Dimes” kërkon të ul këtë nivel me më shumë se 50 përqind në 15 vitet e ardhshme. Organizata ka financuar studime dhe ka hapur qendra kërkimore për të gjetur shkaqet e lindjeve të parakohshme dhe mënyrat për t’i parandaluar ato. Shkencëtarët në Universitetin Stanford zbuluan një ndryshim në bakterien e organit prodhues të femrës që mund të jetë kritik në kuptimin e lindjeve të parakohshme.
“Në Stanford, u zbulua se gratë që lindin para kohe kishin një lloj tjetër mikroorganizmash sesa gratë që lindën në kohë.”
Një studim tjetër zbuloi një përfitim kur lindjet janë një vit e gjysmë larg njëra tjetrës.
“Trupi i gruas kërkon rreth 18 muaj mëkëmbje mes shtatëzanive.”
Më pak se 18 muaj rritet rreziku i lindjeve parakohe. Rrugë të tjera për të pakësuar rrezikun e lindjeve të parakohshme përfshin lënien e duhanit dhe kujdesi i mirë paralindjes, ushqimi dhe stërvitja. Megjithatë mjekët nuk e dinë shkakun e gjysmës së lindjeve të parakohshme.
Pjesa tjetër do të varet nga zbulimet e reja përmes kërkimeve.
“Do të jetë vërtet një hap i madh i njerëzimit nëse ne mund të parandalojmë miliona lindje të parakohshme dhe të shpëtojmë mijëra jetë.”
Synimi është foshnje më të shëndetshme që do të kërkonin më pak kujdes shëndetësor dhe që do të bëhen qytetarë më produktivë. (voa)