Liz Truss, kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe

Liz TrussLiz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, pasi fitoi të hënën garën për kreun e partisë konservatore qeverisëse në një kohë kur vendi përballet me një krizë të kostos së jetesës, trazira industriale dhe recesion.

 

Pas disa javësh të një gare të karakterizuar shpesh me tone përçarëse ku ministrja e jashtme u përball me ish-ministrin e financave Rishi Sunak, zonja Truss doli në krye me votat e anëtarëve të Partisë Konservatore.

Rezultati tani vë në lëvizje dorëzimin e detyrës nga Boris Johnson, i cili u detyrua të njoftonte dorëheqjen e tij në korrik, disa muaj pas një skandali që e la atë me shumë pak mbështetje për administratën e tij.

Zoti Johnson do të udhëtojë në Skoci për të takuar Mbretëreshën Elizabeth të martën për të paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij. Më pas zonja Truss gjithashtu do të takohet me mbretëreshën ku edhe formalisht do t’i kërkohet të formojë qeverinë e re

Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>