Lulja me aromën më të fortë në botë ka çelur në Kopshtin Botanik të Uashingtonit. Por era e kutërbimit të saj është tejet e rëndë, ajo krahasohet erën e plehrave dhe vetë lulja madje quhet “lulekërma”. Bima me përmasa të mëdha lëshon një lule gjigande, e cila jetojnë vetëm pak ditë.
Vështirë ta besosh se një lule kaq e bukur, bie erë kaq të keqe.
Lulja e lëshon kutërbimin me intervale. Temperatura e brendshme e saj arrin 46 gradë celsius dhe nxehtësia ndihmon që aroma të shpërhapet më me shpejtësi.
“Në këtë moment lulja po lëshon një aromë të fortë, që po mbush ajrin. Nëse ngjitesh në katin sipër, të duhet një maskë”, – thotë një vizitore.
Po përse kjo lule kutërbon?
“Fajin e kanë insektet që bëjnë polenizimin e lulekërmës, brumbujt e kërmave dhe mizat, që si burim kryesor ushqimi kanë mishin e kalbur”, – thotë punonjësja e Kopërshtit Botanik
Bima e rrallë me origjinë nga pyjet tropikale të Sumatrës në Indonezi, rriten deri në tre metra e gjysmë dhe jetojnë dyzet vjet. Lulekërma nuk lulëzon shpesh; në fakt, kjo bimë pesë vjeçare po çel për herë të parë; një 8 vjeçar është kaq i mrekulluar nga bima, saqë ka bërë edhe kërkime paraprake.
“E prisja të kutërbonte, por jo kaq shumë”,- thotë ai.
Në Kopshtin Botanik të Shteteve të Bashkuara ka mbi dymbëdhjetë lulekërme. Së shpejti, dy të tjera do të lulëzojnë dhe do jetë hera e parë që në Amerikë çelin tre lulekërme njëkohësisht. Rrallë ndodh që lulet të çelin njëkohësisht, pasi lulëzimi ndodh vetëm kur bima ka grumbulluar energjinë e mjaftueshme në organe e saj nën tokë.
Për të mundësuar rritjen e lulekërmës larg habitatit natyral, në trupin e saj hapen disa vrima për të vjel polenin mashkullor e femëror:
“Lulekërmat bëjnë pjesë në listën e specieve të rrezikuara dhe të dish si t’i riprodhosh në kopshtet botanike është një ndër mënyrat për ta pasur bimën edhe për shumë vite të tjera. Kjo është diçka e mirë, duke pasur parasysh edhe se habitati i tyre natyral në Sumatra është i rrezikuar”, – thotë punonjësja e Kopështit. (voa)