Mattarella: Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Presidenti italian MatarellaShqipëria është partnere e rëndësishme e Italisë, tha Sergio Matarella gjatë vizitës në Tiranë të enjten. Sipërmarrësit italianë janë gati të bashkëpunojnë më shumë në Shqipëri, theksoi presidenti italian.

 

Presidenti italian Matarella është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj, në viztën e tij zyrtare sot, (08.09) në Tiranë. “Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Roli i Shqipërisë është vendimtar për rajonin.”, tha Presidenti Italian Matarella. Ai theksoi që “sipërmarrjet italiane janë të gatshme të rrisin bashkëpunimin për të shtuar  praninë e tyre në Shqipëri” “Shqipëria dhe Italia janë partnere strategjike të rëndësishme, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modernë kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit italianë janë gati të bashkëpunojnë sipas sektorëve që do paraqesë qeveria shqiptare. Shqipëria është një partner i rëndësishëm i Italisë në Ballkan”, deklaroi në Tiranë, Presidenti Italian Presidenti Matarella.

 

Rëndësi prioritare forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidenti shqiptar Bajram Begaj , që mori detyrën e kreut të shtetit në 24 korrik të këtij viti, deklaroi se Shqipëria dhe Italia i “japin rëndësi prioritare forcimit të bashkëpunimit mes tyre në të gjitha nivelet.” “Italia është partneri i parë treëtar i Shqipërisë, një nga donatorët kryesorë bilateralë dhe investitorët më të rëndësishëm si për nivelin e financimeve, ashtu edhe përspektivën e ndihmës së ofruar. Mirëpresim një prani të shtuar të biznesit italian dhe vlerësojmë kontributin e sipërmarrjeve italiane në zhvillimin e Shqipërisë,”  tha në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti Begaj.  Ai vlerësoi konsiderimin prioritet nga Italia ” të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe qëndrimin e saj të palëkundur në këtë drejtim.

 

Politika  e jashtme: për një rajon në paqe, siguri dhe fqinjësi të mirë

Dy vendet kanë të njëjtën linjë në politikën e tyre të jashtme që synon, “promovimin e stabilitetit, paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes,” vuri në dukje Presidenti shqiptar Begaj. “Vendet e BE duhet të ndihmojnë Ballkanin, që të vijojë i palëkundur në rrugëtimin Euro-Atlantik, pa lënë hapësira influence, që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë larg rajonit” theksoi ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Qëndrimi ndaj dialogut Kosovë-Serbi përbënte një fokus të rëndësishëm në bisedimet që zhvilluan sot në Tiranë Matarella dhe Begaj. Shqipëria mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Ajo beson që formula e zgjidhjes, e shprehur nga Presidenti Biden dhe kancelari Scholz, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që rezulton në njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE ” është zgjidhja e duhur për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan,” theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj.

 

Kriza energjitike: Duhet të sigurojmë lidhjen mes BE dhe BP

“Italia mendon që duhet ushtruar një presion i lartë ndaj Rusisë për t’i  hapur rrugë dialogut për paqen. Në sektorin energjetik kriza që po zhvillohet është e rëndë dhe kjo kërkon një mendim kolektiv për fondet dhe është e rëndësishme për Italinë për të larguar varësinë nga Rusia për burimet energjetike. Objektivi i përbashkët është të sigurojmë lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP) ”, tha në konferencën e përbashkët për shtyp Presidenti i Italisë, Matarella. Ai zhvillon të enjten takime edhe me kryeministrin Rama, kryetaren e parlamentit, Nikolla dhe përfaqësues të sipërmarrjeve italiane, të pranishme në Shqipëri. Pas Tiranës Presidenti italian Matarella do të vijojë me një vizitë zyrtare në Shkup.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>