Metodë e re për të zbuluar gënjeshtrën

detektor i rrenaveLaboratorët SilverLogic me qendër në Siatëll të shtetit veriperëndimor Uashington, kanë zhvilluar atë që ata e quajnë “poligraf pasiv”, që në thelb është një variant i teknologjisë së lartë për të zbuluar nëse dikush po thotë të vërtetën. Kjo lloj metode kërkon filmimin e idividit dhe analizimin e videos në kohë reale ose pas përfundimit të intervistës duke përdorur një algoritëm të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.

Metoda e intervistës nuk ka ndryshuar. Pyetjet të cilave u dihet përgjigja e saktë krijojnë një kufi bazë për nivelin e ankthit dhe reagimin emocional. Pastaj pasojnë pyetjet rreth gjërave për të cilat duhet zbuluar vërtetësia e tyre. Filmimi i intervistës shkarkohet më pas në kompjuter dhe aty fillon analiza. Jerimiah Hammon drejton Laboratorët SilverLogic:

“Pamjet filmike tjetërsohen në të dhëna kuantike ose matematikë kuantesh që analizojnë videon për të përcaktuar se si reagimi i një idividi është i lidhur me disa stimuj ose ngacmime”

Fillimisht, kjo teknologji u ndërtua për botën e argëtimit si një mënyrë për të vlerësuar reagimin e audiencës gjatë serialeve televiziv pilotë dhe filamve për të parë nëse ja vlen për të investuar më shumë. Kjo teknologji tani po përshtatet për përdorime të tjera.

Sistemi analizon shprehjet në fytyrë bazuar në shtatë reagime emocionale themelore – zemërim, përbuzje, neveri, lumturi, trsihtim, frikë, befasi dhe neutralitet.

Rabia Piacentini me ekipin hulumtues të “Laboratorëve SilverLogic” po zhvillon një intervistë me një vullnetare, ndërsa tregon mbi procesin:

“Fokusi duhet të jetë fytyra e sa,j që të kemi sa më shumë detaje në filmime. Të dhënat do të analizohen në bazë të ndryshimeve emocionale në fytyrën e saj. Kështu do të shohim vërtetësinë, nëse ajo beson apo jo në ato që po thotë.”

Të dhënat përdoren për të vlerësuar të shtatë pikat emocionale që përditësohen në kohë reale ndërsa analizohen filmimet. Shefi i “Laboratorëve SilverLogic” Jeremiah Hamon demostron se si analizohen reagimet e ndryshme emocionale.

“Kur nuk e di se cila do të jetë pyetja, ajo nuk e di nëse do të tregojë të vërtetën ose do të mashtrojë. Ndaj këtu shihet ankthi maksimal, ku ne do të parashikonim se ajo po mashtron, ose ajo nuk ndihet e kënaqur me përgjigjen që duhet të japë.”

Në këtë rast, algoritmi zbulon rritje emocionale të pikëllimit kur pyetet : “A keni dëmtuar ndonjëherë qëllimisht dikë?”. Sipas testuesit, kjo sugjeron që ajo nuk po tregon të vërtetën kur përgjigjet, pasi testimi fillestar bazë tregon se ajo ndjen siklet kur mashtron.

Nëse ky projekt ambicioz është i suksesshëm, kjo do të ndryshonte një pjesë të mirë të realitetit aktual, ndërsa kritikët thonë se do të binte ndesh me privacinë e individit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>