Misioni i ri i NATO-s: “Roja e Baltikut”

Roja e Baltikut NatoVendet e NATO-s kanë nisur një operacion të ri që synon rritjen e mbikëqyrjes dhe shfaqjen e një pranie më të fortë në Detin Baltik. Shkak është shtimi i rasteve të dëmtimeve të infrastrukturës nënujore në rajon.

Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik.

Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetësh do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme.

Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia.

Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme sabotazhi apo kanë ardhur si pasojë e neglizhencës. Por vendet e NATO-s duan ta mbikëqyrin më shumë rajonin.

Incidente të ripërsëritura

“Nuk mund të them se situata është jashtëzakonisht e tensionuar. Por ne kemi vërejtur edhe në kontekste të tjera se aftësia e NAT0-s për të reaguar dhe siguria e rrugëve detare në Detin Baltik janë në rrezik.” – thotë Marc T. Tippner, komandant i anijes.

Sipas tij ka incidente të ripërsëritura, autorësia e të cilave nuk është krejt e qartë.

Shtetet e NATO-s mendojnë se një prani më e fortë në rajon mund të ndihmojë për parandalimin e incidenteve të tjera.

dw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>