Mjekësi virtuale

virtual reality medicine lab

Virtual Reality in Medicine Lab

Janë  imazhe tre-dimensionale të një zemre që rrotullohet dhe zorrë që qëndrojnë pezull para mjekëve, të cilët i përdorin këto pamjet virtuale për të diagnostikuar sëmundjen dhe për t’u përgatitur për operacion.

Kjo mund të jetë mjekësia e së ardhmes. Mjekët do të sillen rrotull organeve ndërsa imazhet virtuale zëvendësojnë pamjet me rezonancë magnetike (MRI).

Organet rrotullohen për t’u studiuar nga afër nga kirurgët para se këta të hyjnë në sallën e operacionit.

Teknologjia 3-D e quajtur Ekopiksel përdor një ekran dhe syze të veçanta të zhvilluara nga firma e re ZSpace në Silicon Valley në Kaliforni.

Projektuesi kryesor, radiologu Louis Wexler, thotë se  Echopixel i konverton imazhet dy-dimensionalë në tre-dimensionalë

“Kjo mënyrë do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për kirurgun. Disa kirurgë janë shumë të mirë në analizimin e imazheve me rreze X, apo atyre me rezonancë magnetike në përgatitje për operacionin. Por mënyra jonë u tregon atyre saktësisht se si duket organi brenda trupit.”

Sergio Aguirre është shefi i teknologjisë.

“Të dhënat analizohen në kompjuter dhe paraqiten në një formë të tillë nga ku mund të shihen organet e trupit në mënyrë 3-dimensionale.”

Teknologjia “Echopixel” ndihmon mjekët të shqyrtojnë zemrën në hollësi, për të planifikuar një operacion që mund t’i shpëtojë jetën pacientit.

Radiologu Wexler thotë:
“Për të parë një objekt brenda trupit, për ta identifikuar dhe për ta hequr atë nga trupi është diçka mjaft emocionuese.”

Me teknologjinë e re, në prova klinike, kirurgët kuruan lehtësisht defekte të zemrës tek foshnjet e sapolindur. Koha që u desh për t’u përgatitur për procedurat gjithashtu është ulur në mënyrë dramatike – veçanërisht në një fushë, si mjekësia, ku koha është para. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>