NASA uli të hënën pasdite në planetin Mars një tjetër sondë të quajtur InSight.
Sondës iu desh të përshkonte atmosferën marsiane brenda një kohe prej 7 minutash, që u quajtën nga specialistët “shtatë minutat e tmerrit”.
Për NASA-n, kjo shënon uljen e tetë në Mars. Misioni dyvjeçar i sondës InSight ka filluar, dhe përfshin analizën e tërmeteve për të mësuar rreth botës së brendshme të planetit. (voa)