Ndërprerje masive e rrymës elektrike në Ukrainë

Kharkiv Centrali EnergjetikMe sulme kundër infrastrukturës energjetike, Rusia kërkon të hakmerret për dështimin e saj në fushën e betejës, thuhet nga pala ukrainase. Presidenti ukrainas, Zelensky bën të ditur çlirimin e Isjumit.

 

Përfaqësues të autoriteteve ukrainase në qytetin Kharkiv dhe në rajonet Donjeck dhe Sumi kanë publikuar njoftime për shtyp në rrjetet sociale, sipas të cilave këto zona po përballen me ndërprerjen në masë të gjerë të energjisë elektrike dhe problemeve me furnizimin me ujë. Oleg Sinegubov, guvernatori i rajonit Kharkiv ka deklaruar, se sulmet ruse kundër “infrastrukturës së rëndësishme” kanë çuar në ndërprerjen e rrymës elektrike dhe furnizimit me ujë. Misionet e shpëtimit po punojnë për të shuar zjarret në zonat e prekura.

Guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Valentin Reznishenko akuzoi trupat ruse për sulm kundër “infrastrukturës së energjisë”, me qëllim hakmarrjeje për “dështimin në fushën e betejës”. Bëhet e ditur se 135 fshatra dhe qytete janë të prekura nga ndërprerja e rrymës. Kharkiv dhe Donjeck janë tërësisht pa rrymë elektrike, bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Pikë kthese e mundshme

Presidenti Zelensky e cilësoi kundërofensivën në rajonin e madh të Kharkivit si pikë kthese e mundshme në luftën disamujore të Ukrainës me Rusinë. Në dimër trupat ukrainase mund të arrijnë të rimarrin zona të tjera të pushtuara, nëse Ukraina Armë të tjera gjermane për Ukrainën me vlerë 500 milionë euro furnizohet me armë moderne, tha Zelensky në një intervistë me televizionin CNN.

Sipas presidentit ukrainas, ushtria ukrainase ka çliruar ndërkohë qytetin e rëndësishëm strategjik, Isjum. Kryekomandanti i trupave ukrainase, Valerij Salushnyj bëri fjalë për çlirimin e 3000. kilometra kuadrat, një sipërfaqe që Ukraina e ka rimarrë që nga fillimi i shtatorit.

Zelensky një ditë më parë kishte bërë fjalë për rifitimin e një sipërfaqeje prej 2000 kilometrave kuadrat. Sipas të dhënave të Kievit, ushtria ruse po tërhiqet edhe nga pjesët jugore të rajonit Kherson. Shtabi ukrainas bëri të ditur, se pushtuesit ishin larguar nga pozicionet e tyre. Verifikimi i të dhënave është i pamundur.

la/as/qu/AR (dpa, rtr, afp)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>