Nëntëmbëdhjetë fëmijë humbën jetën nga një sulm në një shkollë në Teksas

18 fëmijë dhe tre të rritur humbën jetënNjë person i armatosur vrau të paktën 19 fëmijë dhe dy të rritur të martën në një sulm në një shkollë fillore në shtetin jugperëndimor të Teksasit, në një nga sulmet masive më vdekjeprurëse në një shkollë në historinë e vendit.

 

Sulmi u krye në shkollën fillore Robb, në qytetin Uvalde, rreth 135 kilometra në perëndim të San Antonios. Qyteti me 16,000 banorë ndodhet rreth 120 kilometra larg kufirit me Meksikën.

Autoritetet thanë se i armatosuri 18-vjeçar qëlloi fillimisht gjyshen e tij, më pas përplasi një makinë dhe hyri në shkollë, duke qëlluar përpara se të vritej nga forcat e rendit.

Në minutat dhe orët kaotike pas sulmit, përmasat e maskues ishin të paqarta. Një pjesë e viktimave u dërguan në spitalet lokale dhe ishte i vështirë konfirmimi i numrit të të vrarëve dhe të plagosurve.

Motivet e sulmit janë ende të panjohura, ndërsa Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, e identifikoi sulmuesin si Salvador Ramos. Autoritete besojnë se ai veproi i vetëm.

Presidenti amerikan, Joe Biden, duke iu drejtuar kombit të martën vonë, u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave, duke shtruar pyetjen përse sulmet masive janë kaq të zakonshme në vend dhe duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështesin ligjet për kontrollin e armëve.

“Jam lodhur nga kjo gjë. Duhet të veprojmë “, tha president Biden, i cili mësoi për ngjarjen ndërsa po kthehej nga në udhëtim në Azi.

“Ajo që më godet është se këto lloj sulmesh masive ndodhin rrallë kudo tjetër në botë”, tha presidenti Biden. “Pse? Ata kanë probleme të shëndetit mendor. Ata kanë mosmarrëveshje të brendshme. Ata kanë njerëz të humbur. Por këto lloj të sulmeve masive nuk ndodhin kurrë kaq shpesh sa ndodhin në Amerikë. Pse? Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë”?

Sulmi i së martës ishte më vdekjeprurësi në Teksas që nga sulmi i vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook Elementary në Newtown, Connecticut, që la pas vetes 26 të vrarë, 20 prej tyre nxënës shkolle.

Senatori amerikan, Chris Murphy, u bëri thirrje kolegëve të tij që më në fund të miratojnë legjislacionin që trajton problemin e vazhdueshëm të dhunës me armë në vend.

“Jam jam këtu në për të lutur, që fjalë për fjalë të bie në gjunjë dhe t’i lus kolegët e mi. Gjeni një rrugëdalje. Punoni me ne për të gjetur një mënyrë për të miratuar ligjet që e bëjnë këtë më pak të mundshme”, tha ai pas sulmit të së martës.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>