Shkencëtarët po studiojnë një patogjen të lashtë për informacion se si mund të luftojnë një bakterje rezistente ndaj antibiotikëve në spitale dhe qendra të tjera të kujdesit shëndetësor.
Enterococci i përkasin një grupi prej gjashtë superbakterjesh të cilat infektojnë pacientët dhe u rezistojnë antibiotikëve, duke i bërë ata vdekjeprurës.
Shkencëtarët që kanë studiuar familjen e bakterit enterococcus zbuluan se ato u bënë rezistentë ndaj kushteve të vështira të jetesës rreth 450 milionë vjet më parë, shumë më parë se të shfaqeshin dinozaurët.
Thuhet se kafshë më të dobëta kishin depozituar jashtëqitjet e tyre në toka të infektuara nga këto bakterje, të cilat mësuan si t’u mbijetojnë kushteve të vështira, të tilla si nxehtësia e diellit.
“Stërgjyshi” i bakterit, i cili u gjet i ngrirë në një copë akulli 30,000 vjeçare, mund të nxirret prej aty dhe të studiohet nga shkencëtarët modernë. Kaq rezistentë janë bakteret enterococci, sipas Michael Gilmoreit, oftamolog dhe mikrobiolog, drejtuesi i programit të Universitetit të Harvardit për rezistencën ndaj antibiotikëve.
“Bakterjet enterococci janë po aq të rrezikshëm sa buburrecët furrtarë. Janë shumë shumë të vështirë për t’u vrarë. Kështu që ne mendojmë se është pikërisht tipari që zhvilluan bakterjet enterococcus për të mbijetuar në tokë që po i bën ata kaq të fortë dhe të aftë për të mbijetuar sot nëpër spitale,” thotë Gilmore.
Ai mbikëqyri një ekip shkencëtarësh që studiuan gjenomin e 24 pjestarëve të familjes së baktereve enterococcus dhe zbuluan 45 tipare të ndryshme që i bëjnë ata rezistentë ndaj antibiotikëve dhe dezinfektantëve në spitalet moderne.
Duke hulumtuar materialin gjenetik të bakterjes në lashtësi, studiuesit gjetën gjurmë të paraardhësve të bakterjeve enterococcus në Shpërthimin Cambrian 542 milionë vjet më parë, kur kafshët dolën për herë të parë nga deti.
Bakterja e strehuar në zorrët e zvarranikëve që miliona vite më vonë u bë rezistente ndaj mjedisit rreth tij.
Gilmore thotë se shkencëtarët po studiojnë gjenetikën e patogjenit për të identifikuar mjetet me të cilat mund të luftohet në të ardhmen ky superbakter. Ai tha se enterococcusi jeton midis qindra baktereve të tjera në aparatin tretës të kafshëve, pa e dëmtuar atë. Në spital, njerëzve u jepen antibiotikë për të luftuar infeksionet, por ilaçi vret gjithashtu bakteret e mira, të cilat mbajnë nën kontroll bakteret enterococcus.
Në këto kushte, superbakterja të cilin ilaçet nuk e kanë vrarë dot, krijon imunitet edhe më të madh. Me kalimin e kohës, bakteret rezistente krijojnë mekanizmat e tyre mbrojtës, përfshirë një shtresë të jashtme të trashë, e cila nuk e bën të vështirë penetrimin e antibiotikëve.
Bakterja rezistent dhe pa asgjë që ta pengojë, mund të futet në gjak apo organet përmes plagëve dhe kateterave. Me t’u infektuar pacientët, nuk u përgjigjen antibiotikëve dhe mund të vdesin nga shoku septik dhe mosfunksionimi i organeve.
Gilmore tha se qëllimi i kërkimit që gjurmon bakteret enterococcus deri në origjinën e tyre parahistorike është që ta zhdukë këtë bakterje rezistente nga spitalet. (voa)