Një mënyrë e re për të studiuar vrimat e zeza

black holeMisteri i vrimave të zeza, të cilat mendohet se gjenden në qendrën e çdo galaktike, është i vështirë të studiohet për shkak të largësisë. Më i afërti me ne ndodhet në qendër të Rrugës së Qumështit dhe është megjithatë 27 mijë vite drite larg. Por, studiuesit e Universitetit të Nottinghamit kanë zbuluar se disa prej fenomeneve fizike të lidhura me to, mund të studiohen në një vaskë uji të zakonshme.

Vrimat e zeza krijohen pasi një ylli masiv që ka vazhduar të digjet prej miliarda vitesh, i mbarojnë materialet djegëse. Ai tkurret në një njësi aq të ngjeshur, sa që një lugë çaji mund të peshojë gati 55 miliardë tonë.

E gjithë materia përreth, yjet, planetet, pluhuri kozmik, fillojnë të rrotullen rreth tij dhe gradualisht fillojnë të gëlltiten drejt fundit, shpesh të quajtur “horizonti i ngjarjes”.

Ngjashmëria me vorbullën përreth vrimës së një vaske të mbushur me ujë është e dukshme.

“Këtu mund të krijojmë të njëjtat lloje të efekteve që mund të pikasim përreth vrimave të zeza. Duke e krijuar këtu në formë eksperimentale mundemi t’i studiojmë vrimat e zeza pa na u dashur të udhëtojmë deri në qendër të galaksisë”, thotë Sam Patrick, i Universitetit të Nottinghamit.

Sipas teorisë së super-rrezatimit, valët gravitacionale që hyjnë përmes horizontit të ngjarjes, shfaqen në anën tjetër të tij me më shumë energji se më parë.

Sigurisht që askush nuk ka qenë në gjendje ta provojë këtë teori nëpërmjet eksperimentimit, por duket se uji mund të jetë një mjedis i përshtatshëm zëvendësues.

Gjatë këtij eksperimenti, një pajisje e posaçme krijon valë në sipërfaqen e ujit, ndërsa një kamera tre-dimensionale regjistron atë çfarë ndodh kur ajri bashkëvepron me ujin.

Filmimet tregojnë qartë trajtën e valëve.

“Vala krijohet këtu në fund dhe e shohim se si përshkallëzohet njësoj ndërsa zhvendoset. Kur godet vorteksin, atëherë fillon të ndërveprojë me të. Më pas shohim formën e përhapjes. Vijat e ndërprera na tregojnë se ka një interferencë me sistemin, pra kemi një ngjarje”, shpjegon Theo Torres, i Universitetit të Nottinghamit.

Shkencëtarët thonë se kjo analogji me vrimat e zeza mund të nxisë ide të reja për të shfrytëzuar fenomenet tokësore, për të studiuar ngjarje kozmike që ndodhin në distanca astronomike. Përfundimet e këtij studimi u publikuan në revistën “Fizika e Natyrës”. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>