Makinat vetë-ngarëse ende nuk gati për përdorim dhe do të duhet kohë deri sa të shkojnë te konsumatori. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të lini dikë, ose diçka tjetër të merret me ngarjen.
Ky është një skuter personal që drejtohet me rreze lazer. Hip në të, thuaji se ku dëshiron të shkosh, dhe do t’ju çojë atje, ndërsa ti çlodhesh. Hulumtuesit në Singapor thonë se ky skuter vetë-ngarës është krijuar që njerëzit të shmangin pengesat, ndërsa lëvizin nëpër trotuarë, korridore apo vende të tjera të paracaktuara për këmbësorët. Për zhvillimin e skuterit po punohet në Universitetin Kombëtar të Singaporit. Marcelo Ang kryeson projektin.
“Jam i sigurt se ju ka rënë rasti të shikoni njerëz të cilët përdorin celularin ndërsa ecin, dhe pothuajse përplasen me të tjerët…kështu që do të ishte mirë në se ju uleni, kontrolloni emailet ndërsa me transportin merret skuteri,” thotë ai.
Skuteri me katër rrota udhëton me një shpejtësi maksimale prej 6 kilometrash në orë, dhe drejtohet nga sensorë lazer për të shmangur pengesat. Kevin Xiangyu Hui është student dhe e ka testuar atë.
“Kur uleni në skuter, ndiheni të çlodhur. Më pëlqen shumë” thotë Kevin.
Skuteri është ende duke u testuar dhe tani për tani nuk është gati për shitje. (voa)