Një terapi e re për të luftuar kancerin

qelizat kancerShkencëtarët në Argjentinë kanë krijuar një adenovirus të modifikuar gjenetikisht, për të luftuar kancerin. Është një lloj virusi që shkakton të ftohtë dhe rrufë, por që është modifikuar në mënyrë të tillë, që e shndërron fuqinë e tij virale në një aftësi për të luftuar kancerin.

Ai quhet virusi onkoliktik, që kërkon dhe vret qelizat kanceroze.

Kjo ide nuk është e re; kërkimet në fushën e imunoterapisë kanë ekzistuar prej më tepër se 100 vjetësh. Por shkencëtarët në Laboratorin e Terapisë Molekulare dhe Qelizore në Buenos Aires mendojnë se kanë bërë një zbulim tjetër të rëndësishëm në këtë fushë:

“Kemi përftuar një virus me aftësinë për të ndjerë vetitë karakteristike të tumorit dhe për të sulmuar të gjitha qelizat e tij. Me fjalë të tjera, kemi një qasje të re ndaj atyre që kemi patur deri më sot.”

Shkencëtarët thonë se virusi i krijuar në laborator, godet indet e qelizave që ndihmojnë rritjen e tumorit. Ky është një zhvillim i mirëpritur nga shkencëtarët.

“Ky zbulim i ri është si një lloj lajmëtari për virusin, që ai të ndikojë tek qelizat mbështetëse. Emocionuese për biologjinë aktuale të kancerit, është se janë shtuar njohuritë për qelizat kanceroze dhe tumorale; se përreth kancerit ka një numër të madh qelizash mbështetëse, të cilat po ashtu fillojnë modifikohen në një mjedis që fillon të degjenerojë.”

Terapitë e reja për kancerin mund të jenë mjaft emocionuese. Kjo është e rëndësishme sepse mund të sjellin fonde shtesë për kërkime të reja. Por shkencëtarët argumentojnë se trajtimet e reja, si imunoterapia duhen përshëndetur me kujdes.

“Disa prej këtyre reagimeve të sistemit imunitar do ta godasin tumorin, disa të tjera jo. Prandaj, shkalla e ripërdorimit të këtyre viruseve është problem, sepse ndërsa i ofron atyre një përgjigje imunitare, kur paciantët ekspozohet me një dozë të dytë, apo të tretë, sistemi imuntar nuk e pronon më terapinë. Pra kjo është vështirësia e terapisë së re.”

Në vitin 2015 autoritetet amerikane dhe më pas ata të Agjencisë Eruopiane të Mjekësisë, e miratuan përdorimin e virusit të herpesit për trajtimin e melanomës. Kjo mund t’u hapë rrugën këtyre lloj terapive, që ato të përdoren në masë për trajtimin e kancerit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>