Nobeli në letërsi sivjet i akordohet shkrimtarit Kazuo Ishiguro

Kazuo NobelKazuo Ishiguro vlerësohet me çmimin prestigjoz Nobel në Letërsi. Romanet epara të shkrimtarit britanik me origjinë japoneze trajtojnë përvojat e luftës japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në dy romanet e tij të para bëhet fjalë për familjet e tjetërsuara dhe kërkimin e identietit. Për romanin e tij të tretë  dhe më të njohur  “The Remains of the Day ” ai është vlerësuar meçmimin Booker Prize, një ndër çmimet më të rëndësishme të letërsisë në Britaninë e Madhe.

Ishiguro u lind në Japoni në itin 1954, ku ka jetuar në deri në vititn 1960. Në moshën pesë vjeç ai u zhvendos me familjen e tij në Britaninë e Madhe, ku i japti ka punuar fillimisht si oqeanograf nën mandatin e qeverisë britanike për të hulumtuar në këtë fushë për një peirudhë të shkurtër dy deri në tre vjeçare. Por nga ky qendrim i përkohshëm më në fund Britania e Madhe u kthye në rezidencën e përhershme të familjes së tij. Kazuo Ishiguro stdioi fillimisht anglistikë dhe filozofi në Universitetin e Kentit në Canterbury dhe më pas ndoqi kurset e të shkruarit kreativ në Universitetitn Norwich, ku mbrojti dhe magjistraturën në letërsi vititn 1980. Ai është angazhuar në vitet 80të në një sërë projektesh sociale. Gjatë kësaj peridhe u njoh edhe me bashkëshorten, me të cilën u martua më 1986.

Edhe sot ai jeton me gruan dhe vajzën në Londër. Ishiguro shquhet për një krijimtari intensive dhe të vlerësuar me ëmime prestigjoze dhe veprat e tij janë përkthyer në 28 gjuhë. Ndër romanet më të njohrua janë “Kur ne ishim jetimë”, “Gjithçka që ne duhej ta jepnim”. Shumë prej romaneve të tij kanë shërbyer edhe si lëndë për filma të sukseshëm kinematografikë. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>