Pas sulmeve në Paris është shtuar frika e myslimanëve në Gjermani se mund të shtohen paragjykimet ndaj tyre. Imazhi i fesë islame po përkeqësohet, pavarësisht dialogut intesziv.
“Natyrisht që kjo nuk do të kalojë pa pasoja”, mendon Hamideh Mohagheghi. “Është shumë me rëndësi se çfarë qëndrimesh kemi ne myslimanët ndaj sulmeve.” Juristja dhe teologia e lindur në Iran është një prej shtyllave të dialogut ndërfetar në Gjermani. Ajo jep mësimin e teologjisë islame në Universitetin e Padebornit.
Kaherë luftohet për një pranim më të mirë të fesë islame në Gjermani dhe në Evropë. Sipas një studimi të bërë nga Instituti Emnid, në dhjetor të vitit 2010, dy nga pesë gjermanë ndjehen të rrezikuar prej fesë islame.
Drejtuesi i studimit, Detlef Pollack, profesor i sociologjisë fetare në Universitetin e Mynsterit, është pesimist pas sulmeve të fundit në Paris. “Është shumë e mundshme që të përkeqësohen përfytyrimet ndaj myslimanëve”, thekson ai në intervistë me DW. Kaherë ekziston frika e ardhjes së një numri të madh të migrantëve myslimanë në Gjermani. “Në kohën e studimit thuhej se ndonjëherë kemi drejpërdrejt frikë se në mesin e myslimanëve në Gjermani mund të ketë edhe terroristë”, shpjegon Pollack. Të këtij mendimi kanë qenë 3/5 e të anketuarve.
Kërkesat për maturi
Ai pohon se në jetën publike duhen bërë dallime mes atentatorëve islamikë dhe fesë islame. Por Pallack mendon se ky dallim nuk ekziston gjithmonë tek popullata e gjërë. “Mendoj se është shumë me rëndësi që reagimi jonë të jetë i matur.”
Pollack pohon se qëllimi i atentatorëve ka qenë ndarja e myslimanëve nga shoqëritë demokratike në Perëndim. “Qëllimi ishte që të ketë një komunitet mysliman që është kundër Evropës “, thotë ai. “Ndaj me rëndësi është që ne të mos e kuptojmë njëri-tjetrin si kundërshtarë!”
Vendimtare për paqën shoqërore është, sipas këtij eksperti, pozicionimi i politikës dhe i shoqatave myslimane. Këto shoqata ende nuk e kanë arritur shkallën e njohjes që u takon, sepse megjithë pozicionimin e tyre të qartë kundër terrorit islam, duket se kjo ende nuk ka mbërritur tek masat e gjëra.
Parashikimet
Hamideh Mohagheghi kërkon një debat teologjik me “Shtetin Islam” (IS). “Nëse atentatorët thonë se ata veprojnë në emër të besimit, atëherë duhet parë se çfarë besojnë ata”. Realiteti është, se nxirren vetëm disa pjesë të Kuranit dhe prej tyre krijohet një idologji.
Ajo mendon se edhe politika duhet të veprojë ndryshe. Evropa ka dy qëndrime të ndryshme. “Para disa ditësh ka pasur një sulm në Bejrut (12 nëntor, ku si pasojë u vranë nga IS 40 vetë) por nuk ka pasur reagime të shumta. Nuk dua ta ul rëndësinë e sulemeve në Paris, por do të kishte qenë mirë sikur të paktën një fjalë të dëgjonim për vrasjet që ndodhin diku tjetër.”
Ajo mendon në parim se gjendja e rreth 4,5 milionë myslimanëve në Gjermani është më e mirë se gjendja e besimtarëve të kësaj feje në Francë. “Këtu kemi një dialog të gjerë dhe shumë gjëra janë kuptuar”, thotë Mohagheghis. Në Francë situata është ndryshe. “Atje ka diskutime, pro kërkohet që myslimanët të hanë edhe mish derri. Faleminderit prej Zotit, kësisoj debatesh në Gjermani nuk ka. Dhe për këtë duhet të jemi krenarë.” (dw)