Paralajmërim për rrezikun nga virusi Zika

Virusi ZikaZyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë nxjerrë udhëzime të reja për gratë që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit Zika, një infeksion që përhapet përmes mushkonjave dhe mund të shkaktojë dëme në zhvillimin e trurit të fetusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori dje një paralajmërim se virusi përhapet përmes pickimit të mushkonjave dhe se nuk ka vaksina për ta parandaluar infeksionin, apo ilaçe për të kuruar sëmundjen.

Agjencia nxori paralajmërim për gratë shtatzëna që të shmangin udhëtimet në 14 vende të Amerikës Latine dhe Karaibeve ku është shfaqur virusi. Sipas paralajmërimit, gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga infeksioni, i cili konsiderohet si shkaktar i mikrocefalisë, një anomali që shoqërohet me dëme në tru dhe përmasa më të vogla të kokës së foshnjës.

Brazili dhe Kolumbia kanë numrin më të madh të rasteve të diagnostikuara, por numri i personave të infektuar po shtohet edhe në vende të tjera. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>