Parashikim më i mirë i motit për vendet në zhvillim

BoraBora në Kaliforni, 27 nëntor 2018 (Caltrans / AP)

Kompania teknologjike “The Weather Company”, që subvjencionohet nga gjigandi IBM, po ofron një sistem global më të saktë për parashikimin e motit që dikur ishte i pamundur për botën në zhvillim.

Ndërsa ndryshimet klimatike rrisin ekstremet e motit, parashikimi i mirë i motit sa vjen dhe bëhet më i rëndësishëm. Një sistem i ri e bën parashikimin e motit kudo në botë me të njëjtën qartësi të lartë që më parë ishte i mundshëm vetëm në shtetet e pasura. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Baragona sjell më shumë hollësi.

Stina e shirave në muajin gusht 2018 në Indi sipas parashikimit të motit me një sistem të ri dhe një të vjetër.

Kevin Petty, shef për shkencën dhe parashikimin e motit në firmën “The Weather Company”, thotë se sistemi i ri bën parashikime më të sakta të motit.

“Kjo është domethënia e kësaj arritjeje. Tani jemi në gjendje të ofrojmë të dhëna shumë të orientuara për përdoruesit lidhur me ato që priten nga parashikimi i motit”, thotë zoti Petty.

Ndërsa moti ekstrem bëhet më shkatërrimtar me ndryshimet klimatike, parashikime më të sakta të motit mund të jenë çështje të jetës dhe vdekjes. Zoti Petty thotë se përfitimet janë të mëdha që nga kompanitë e fluturimeve, që parashikojnë kordinata më të mira ajrore, e deri tek fermat.

“Kur fermerët e dinë se do të ketë reshje të dendura shiu, ata nuk përdorin plehrat për të mbjellat sepse e dinë që shiu do t’i marrë me vete dhe nuk do të kenë efekt. Por sistemi i ri i ndihmon të bëjnë përgatitjet e duhura”, thotë ai.

Këto parashikime të detajuara nuk kanë qënë të disponueshme jashtë vendeve kryesore të industrializuara sepse për realizimin e tyre nevojiten pajisje kompjuterike me kapacitete të mëdha.

“Aktualisht po arrihet fuqia e duhur kompjuterike që e përballon këtë program parashikimi moti. Duke përdorur këto kapacitete kompjuterike tani jemi në gjendje të aktivizojmë një model global me cilësi të lartë që mbulon popullatat botërore dhe sidomos zonat që kanë më shumë nevojë për të dhënat e motit”, thotë zoti Petty.

Sistemi në fjalë do të kanalizojë të dhënat në aplikacionin ‘Weather Channel’ dhe faqen e internetit weather.com.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>