Pasojat e terrorizmit, Turqia goditet rëndë në turizëm; humbjet 17 mld $

turizmi turqiE keqja më e madhe nuk ka mbaruar ende për Turqinë. Kështu thuhet në një analizë të rrjetit informativ Bloomberg, referuar goditjes që ka marrë ekonomia e vendit pas sulmit të së martës.

Industria më e rëndësishme e vendit, turizmi, është dëmtuar rëndë. Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dëmi i deritanishëm i ka kushtuar bankave turke 17 miliardë dollarë. Industria është në pikiatë me 35-40 për qind të të ardhurave në vitin 2016.

Basaran Ulusoy, kryetari i Shoqatës së Agjencive Turistike të Turqisë, u shpreh se tani kanë për të ushqyer plagët e këtij viti, duke shpresuar se 2017 do jetë më i mirë.

Ndersa anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë më i madh i turistëve në bregdetin turk, pas gjermanëve, por rezervimet e tyre kanë rënë me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur dobësitë e Turqisë dhe defiçitin e saj buxhetor. Ndërsa sektori kyç i turizmit pritet të japë në vazhdim efektet negative, me ekspertët që thonë se do të duhet një vit kohë për të rekuperuar disi situatën.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>