Një studim i ri hedh poshtë idenë e vjetër se peshqit e artë kanë pak, ose aspak kujtesë.
Më parë mendohej se peshqit e artë që zbukurojnë akuarimet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirën kujtese prej vetëm tre sekondash.
Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë vërtetuar se peshqit e artë kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.
Për studimin e tyre studiuesit stërvitën nëntë peshq që të përshkonin një distancë të caktuar duke i shpërblyer ata në fund.
Shkencëtarët zbuluar se peshqit e artë mund të kujtojë gjëra që u kanë ndodhur deri në pesë muaj më parë. Kurse lloje të tjera peshqish, si krapi, kanë një hapësirë edhe më të gjatë memorie. Në eksperiment ata shmangën për tre vjet një lloj karremi, sepse një nga peshqit kishte rënë pre e tij.
dw/dpa