Polonia, thirrje NATO-s të frenojë Rusinë

ushtriaMinistri i jashtëm i Polonisë i bëri thirrje NATO-s të kapërcejë hezitimet dhe të dislokojë trupa përgjatë kufirit të saj lindor, për të penguar atë që ai e quan agresion rus.

Përfshirja e Rusisë në Ukrainë dhe aneksimi prej saj i Krimesë gati dy vjet më parë, i kanë bërë të ndjehen më pak të sigurt vendet e tjera në afërsi të kufijve rusë, si Polonia, Sllovakia, Rumania dhe vendet baltike – ku banojnë një numër i madh rusishtfolësish.

Ministri polak Witold Waszczykowski tha se nuk pajtohet me shumë nga ministrat e tjerë të NATO-s se “ideja e garancive nga distanca” është mënyra më e mirë për të përballuar këtë pasiguri të shkaktuar nga Rusia.

Për disa prej aleatëve, prania e trupave shihet si diçka konfrontuese ndaj Rusisë, tha të mërkurën për Zërin e Amerikës zoti Waszczykowski, i cili ndodhej në Uashington për t’u takuar me Sekretarin e Shtetit John Kerry.

“Ne nuk mund ta pranojmë këtë filozofi,” tha ministri polak. “Ne po themi se mungesa e pranisë ka krijuar një ndjenjë dobësie dhe mund të sjellë një provokim nga ana e Rusisë.”

Ai tha se Kremlini ka nevojë për një sinjal të fortë nga NATO-ja.

“Prania është një shenjë e vendosmërisë për të luftuar, për t’u mbrojtur – dhe kjo do ta dekurajojë Rusinë nga çdo lloj lëvizje agresive drejt vendeve të Evropës lindore dhe qendrore,” tha zoti Waszczykowski.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha të mërkurën se Polonia dhe SHBA janë të vendosura për t’ia bërë të qartë çdo vendi që synon “aktivitete destabilizuese” se aleatët e NATO-s qëndrojnë fort së bashku për të respektuar sovranitetin e vendeve të tjera dhe integritetin e kufijve ndërkombëtarë.

Polonia do të organizojë një samit të NATO-s në muajin korrik, ku zoti Waszczykowski tha se ai shpreson se ministrat do të dalin me përgjigje për kërcënime të tilla si Shteti Islamik, paqëndrueshmëria në Libi dhe Afrikën e Veriut, dhe konflikti në Ukrainë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>