Presidenti i Kolumbisë – fitues i Nobelit për Paqen

presidenti-i-kolumbisePresidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, mori të premten çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij që t’i jap fund konfliktit prej pesë dekadash me kryengritësit marksist.

Në këtë luftë kanë humbur jetën të paktën 220 mijë kolumbianë dhe më shumë se 6 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Santos dhe udhëheqësi i Forcave të Armatosura Revolucionare (FARC) Timoleón Jiménez, i njohur si Timonchenko, nënshkruan marrëveshjen historike të paqes muajin e kaluar, duke i dhënë fund konfliktit me të gjatë në Amerikën Latine, ndonëse marrëveshja u refuzua më pas nga shumica e votuesve në një referendum.

Pavarësisht refuzimit të tij, Santos ka premtuar ringjalljen e planit të paqes që për shumë kolumbian është tepër i lehtë për kryengritësit e FARC-ut.

Herën e fundit që dikush nga Amerika Latine fitoi këtë çmim ishte në vitin 1992, kur veprimtarja për të drejtat e njeriut nga Guatemala, Rigoberta Menchu, u nderua për punën e saj në nxitjen e drejtësisë sociale për popullsinë autoktone. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>