Presidenti Trump: shpresoj të kthehem së shpejti

trumpPresidenti Donald Trump postoi të shtunën një video nga spitali ku thotë se ka filluar të ndjehet më mirë dhe shpreson të “kthehet së shpejti”.

Në regjistrimin video prej katër minutash, Presidenti thotë se “nuk ndihej aq mirë” kur u shtrua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed të premten pasi doli se ishe infektuar me koronavirus. Por ai tha se, tani ndihej shumë më mirë dhe se mjekët po punonin shumë për ta shëruar.

Zëri i presidentit tingëllonte pak i ngjirur video, por ai dukej në humor të mirë. Ai tha se po luftonte për miliona njerëz në mbarë botën që kanë pasur virusin.

Presidenti Trump tha se mund të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të mbrojtur veten, por si president nuk mund t’ia lejonte vetes të “mbyllej në dhomën në katin e sipërm”.

Presidenti falënderon në video ekipin mjekësor që po e trajton si dhe udhëheqësit botërorë që i kanë dërguar urime.

voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>