Puç ushtarak në Turqi

ushtria trNë Turqi ushtria deklaroi se ka marrë pushtetin. Kryeministri Yildirim deklaroi rezistencë të vendosur.

Forcat e armatosura turke deklaruan në orën 23.10 se kanë marrë pushtetin në Turqi, “për të ruajtur rendin demokratik dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”. Më parë kryeministri Binali Yildirim deklaroi në televizion se njësi të ushtrisë kanë nisur një përpjekje për përmbysje.

“Pushteti në Turqi u mor në tërësinë e tij” u bë e ditur në një deklaratë të ushtrisë të lexuar në televizionin NTV. Para aeroportit të Stambollit janë vendosur tanke. Agjencia e lajmeve Anadollu, e afërt me qeverinë tha se shefi i shtabit të ushtrisë turke, Hulusi Aktar është peng i puçistëve.

23:35 Në një deklaratë nga zyra e Presidentit Erdogan thuhet se bëhet fjalë për përpjekje për përmbysje të një pjese të vogël të ushtrisë. “Ky është një sulm kundër demokracisë turke”. Turqve u është bërë thirrje të dalin në rrugë. Por ushtria ka shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalim të gjerë qarkullimi.

23:30 Përpjekja për puç në Turqi ka sipas qarqeve të BE përmasa të mëdha. Pas saj nuk janë vetëm disa forca drejtuese. Ushtria ka marrë kontrollin e aeroportit dhe në vende strategjike në Stamboll, u bë e ditur.

23:20 SHBA dhe Rusia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë. Ministria e Jashtme e SHBA u kërkoi qytetarëve amerikanë që të mos dalin nga shtëpitë. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>