Putin nënshkruan dekretin për rekrutimin e ushtarëve

Ushtarë rusë gjatë një parade ushtarake në Moskë më 9 maj 2023Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrutimit, duke thirrur 150.000 qytetarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, u tha në një dokument të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit më 31 mars.

 

Të gjithë burrat nga 18 vjeç e lart janë të obliguar që të kryejë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar apo trajnime ekuivalente gjatë shkollimit të lartë.

Në korrikun e vitit të kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus votoi për të rritur moshën maksimale të rekrutëve nga 27 në 30. Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

 

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për një kohë të gjatë ka qenë temë e ndjeshme në Rusi, shtet ku burrat tentojnë t’i shmangen rekrutimit gjatë dy fushatave rekrutuese gjatë vitit.

Ligjërisht, rekrutët nuk mund të dislokohen për të luftuar jashtë Rusisë dhe ata u përjashtuar nga mobilizimi i vitit 2022, kur u mblodhën të paktën 300.000 persona me trajnime të mëparshme ushtarake për të luftuar në Ukrainë. Megjithatë, disa rekrutë u raportua se gabimisht u dërguan për të luftuar në Ukrainë.

Në shtator, Putin nënshkroi rekrutimin e 130.000 personave gjatë fushatës vjeshtore dhe fushatën e kaluar pranverore të rekrutimit Rusia planifikoi të rekrutonte 147.000 persona.

Fushata e rregullt e rekrutimit ndodh në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt të vitit 2022.

rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>