Ratifikohet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO

NatoParlamenti i Spanjës i ka hapur dritën jeshile Malit të Zi në rrugën për anëtarsim në NATO.

Siç njofton qeveria e Malit të Zi, procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim ka filluar në vendet anëtare të Aleancës qysh në qershor të vitit 2012. Islanda ka qenë vendi i parë që e ka ratifikuar protokollin, më 8 qershor të vitit të kaluar, pikërisht 10 vjet pasi i njëjti vend e ka njohur pavarësinë e Malit të Zi.

Ratifikimi për marrëveshjen e Atlantikut të Veriut është miratuar njëzëri nga kuvendi i Malit të Zi, më 28 prill të këtij viti. Më 1 qershor, pasi të hyjë në fuqi akti i ratifikimit në Holandë, ku ka përfunduar procedura , do të pasojë edhe ftesa nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stolltenberg, për Malin e Zi që t’i bashkëngjitet NATO-s, kanë sqaruar burimet nga qeveria e Malit të Zi.

Siç ka paralajmëruar kryeministri Dushko Markoviq, Mali i Zi me krenari po përfundon një nga objektivat kryesore për zhvillimin e një shteti modern dhe demokratik. Me depozitimin e instrumenteve të ratifikimit, që është planifikuar më 5 qershor, Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht anëtar i 29-të i NATO-s.

Në të kaluarën Moska ka qenë jo vetëm kritikuese e ashpër e hyrjes së Malit të Zi në NATO por jo rrallë here kishte kërcënuar ish republikën jugosllave në mënyrë të hapur nëpërmjet zyrtarëve rusë, që të mos bashkohet me aleancën. Në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi pati përpjekje për një grusht shteti, ndërsa zyrtarët malazezë fajësuan Moskën se qëndron prapa komplotit. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>