Realiteti virtual është një tekonologji e re që mund të gjejë zbatim në shumë industri. Kompani të reja mbijnë çdo ditë, ndërsa shkenca e realitetit virtual, që mishërohet tek teknologjoa tre-dimensionale, vazhdon të përmirësohet dhe zhvillohet. Për konsumatorët, nganjëherë mund të jetë e kushtueshme për të patur pajisjen për ta parë një foto, apo video në mënyrë tre-dimensionale, por një kompani në rajonin e Silicon Valley-t, është duke u përpjekur ta bëjë realitetin virtual të përdorshëm nga të gjithë:
Yosen Utomo nuk ka një punë të zakonshme. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke parë përmes lenteve të vogla dhe shpreson që puna që bën një ditë do t’i shpërblehet.
“E kam në gjak të marr rrezik mbi vete.”- thotë ai.
Utomo është me origjinë nga Indonesia. Ai është njëri prej themeluesve të kompanisë Fulldive. Kjo kompani ka disa zyra në Silicon Valley dhe në Rusi. Ajo ka krijuar një aplikacion të ri, për t’u përdorur nga cilido që ka telefon inteligjent, duke krijuar mundësinë e përdorimit të tekonologjisë tre-diemnsionale.
Utomo e krijoi kompanainë e tij dy vjet më parë, duke patur ndërmend si klientë vendet në zhvillim.
“Në vende të botës së tretë, siç janë psh Indonezia, apo India, përdoren teknologji të cilat janë 10 vjet më të vjetëruara se ato që përdoren në Silicon Valley. Pra, ëndërra jonë është t’u çojmë këtyre vendeve tekonologjinë e re, si ajo tre-dimensionale, me të cilat ne punojmë, duke dashur të krijojmë me ta një urë.”
…Një urë që ta lidhë tekonologjinë më të fundit në Shtetet e Bashkuara me pjesën tjetër të botës dhe për ta bërë të përballueshme për të gjithë njerëzit.
Bashkëthemeluesi i kompanisë, Ed Ow, thotë se po të lidhësh një telefon inteligjent me çdo ekran që mund ta blesh në internet për rreth 2 dollarë, përdoruesit mund “të zhyten” në ekperiencën e realitetit virtual.
Ow thotë se synimi është sigurimi i një platforme sociale për të gjithë përmbajtjen e realitetit virtual, përfshirë lojëra, aplikacione dhe fotografi.
Vetia më e fundit e aplikacionit Fulldive, është që çdo njeri që ka një telefon celular, apo edhe një kamera fotografike 360 gradëshe mund të marrë një fotografi, ta ngarkojë atë në Fulldive dhe ta ndajë atë me miqtë, të cilët do të jenë të aftë ta shohin fotografinë në 3-dimensione.
Ow, i cili ka eksperiencë pune në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara, thotë se përpiqet ta sjellë ekperiencën e tij nga të dyja vendet, për të krijuar elementë që bëjnë të mundur aplikacionin Fulldive.
“Dua që të gjithë të synojnë më të mirën, gjëra të cilat njerëzit nuk kanë menduar kurrë t’i bëjnë. Kjo është kultura që ne duam të sjellim këtu: që të gjithë të kenë mundësi ta përdorin realitetin virtual. Ky është një vizion i madh. Si mund të realizohet kjo? Ka shumë detaje. U themi njerëzve: “mendoni më tepër për detajet.”
Utomo thotë se synimi i tij është të krijojë diçka që të ketë ndikim në botë. …Dhe deri tani, kur 1.6 millionë persona kanë ngarkuar aplikacionin Fulldive, ai thotë se është në rrugë të drejtë për të sjellë ndryshim. (voa)