Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden.
Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.
Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni.
Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.
Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni.
voa