Revolucioni i makinave pengohet nga gjendja e rrugëve

Buick

The Buick Avista concept car is displayed at the North American International Auto Show in Detroit, Michigan, Jan. 12, 2016.

Përgjatë tre milionë milje rrugë të asfaltuara në SHBA ka shpesh infrastrukturë të dobët të sinjalistikës rrugore dhe korsi të pashënuara mirë. Këto mangësi mund të shtyjnë për disa vite revolucionin e industrisë së makinave dhe do t’i detyrojnë prodhuesit të zhvillojnë sensorë më të sofistikuar dhe harta për të kompensuar për rrugët në gjendje jo të mirë.

Gara globale për ndërtimin e makinave autonome përballet me sfida të shumta, si kostoja dhe legjislacioni. Një tjetër pengesë serioze është gjendja e dobët e infrastrukturës rrugore, e cila përbën shqetësim si për prodhuesit e makinave, ashtu edhe për zyrtarët e sistemit të transportit.

“Makinat autonome veprojnë bazuar mbi dy lloj sistemesh. Njëri sistem parashikon që të kenë të memorizuar hartat dhe të ndjekin trajektore që janë përshkruar më parë nga shoferë të tjerë. Sistemi tjetër, që po përdoret më shumë, është kur makina gjurmon për shenjat e korsive dhe sistemi studion rrugën për të ndihmuar gjatë ngarjes. Kjo teknologji ka avancuar shumë gjatë dy viteve të fundit. Por, ajo nuk funksionon shumë mirë kur është duke rënë shi apo borë, ose kur rruga ka ujë mbi të, si dhe nëse shenjat nuk janë në gjendje të mirë.”

Sipas Departamentit amerikan të Transporteve, rreth 65% e rrugëve në SHBA janë në gjendje të dobët. Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, infrastruktura rrugore amerikane radhitet e 12-ta në botë. Gjatë dy dekadave të fundit, SHBA-ja ka shpenzuar  për infrastrukturën rrugore 1/3-tën më pak se Bashkimi Evropian dhe 1/6-tën më pak se çfarë ka shpenzuar Kina.

Sfida e përshtatjes së rrugëve për makinat robotike është shqetësim kryesor i drejtorit të kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili u ankua gjatë këtij prezantimi se rrugët në gjendje të dobët çorientojnë makinat gjysëm-autonome Tesla.

“Njerëzit pyesin se ku ndodhet korsia. Na duhet vërtet sinjalistikë më e mirë rrugore në Kaliforni. Shikoni, kjo është çmenduri. Nëse do të kishim qenë në Gjermani, Japoni, apo Kinë, korsitë do të dalloheshin qartë. Në këtë gjendje nuk ka siguri se çfarë është shënuar në asfalt.”

Makinat gjysëm-autonome të firmave Tesla, Volvo, Mercedes, Audi etj., munden tashmë të udhëtojnë në autostrada, të ndërrojnë korsitë dhe të parkojnë pa ndihmën e shoferit. Megjithatë, ato çorientohen nga korsitë e paqarta, tabelat dhe sinjalistika jo e mirë. Vende me sistem qeverisës të çentralizuar, si Japonia apo Franca, mund të zhvillojnë parametra më të standartizuara se sa sistemet e komplikuara të shteteve amerikane.

“Nëse shikoni p.sh. Kinën, ata janë tashmë duke zhvilluar një sistem të ri kombëtar rrugësh, siç bëri SHBA-ja 60 vjet më parë. Ndërsa Amerika është duke u munduar të mirëmbajë sistemin e konceptuar kohë më parë. Në Evropë ka përgjithësisht sistem më efikas mirëmbajtjeje dhe mbahen shumë më tepër taksa për rrugët.”

Në një ditë normale me ndriçim të mirë, kamerat e instaluara në makinë janë të mjaftueshme për të dalluar sinjalistikën rrugore. Por, në mungesë të korsive të qarta dhe në mot të keq, makina nuk përcakton dot vendndodhjen e saj.

Kompanitë e teknologjisë në Silicon Valley po zhvillojnë sisteme radarësh me valë tingujsh apo drite që do të ndihmojnë makinën duke llogaritur distancën nga çdo objekt përreth, përfshirë pemët dhe rrethimet anësore. Gjithashtu, po zhvillohet teknologjia e hartave të parapërgatitura tre-dimensionale që do të parapërgatisin makinat për relievin, si dhe duke e përcaktuar vendndodhjen e saj me një saktësi prej disa centimetrash.

“Harta 3D i jep shumë më tepër ndihmë makinës autonome sesa vetëm sensorët. Madje edhe kur nuk ekziston infrastuktura e duhur rrugore. Pra, edhe nëse një makinë është duke udhëtuar në një autostradë pa sinjalistikën e duhur, harta 3D plotëson informacionin që mungon.”

Zyrtarët e transporteve në SHBA thonë se do të duhet më shumë presion politik për rrugë më të mira dhe se pak pritet të ndryshojë në të ardhmen afatshkurtër. Për momentin, Departamenti i Transporteve ka premtuar një grant prej 40 milionë dollarësh për çdo qytet që do të integrojë infrastrukturën e tij rrugore me teknologjinë e re. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>