Rezistenca ndaj antibiotikëve, problem global

antibiotikNumri në rritje i infeksioneve që i rezitojnë antibiotikëve mund të shtyjë 28 milionë njerëz në varfëri ekstreme, mund të dëmtojë ekonominë si në krizën financiare të vitit 2008, mund të rrisë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, të ndikojë negativisht tek prodhimi i produkteve të bagëtive dhe të shkaktojë vdekjen e mijëra njerëzve deri në vitin 2050 nëse nuk ndërmerren shpejt veprime efektive dhe thelbësore.

Këto paralajmërime vijnë nga një raport të Bankës Botërore mbi pasojat e rritjes së valës së baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, që ekspertët thonë se shkatohen nga keqpërdorimi dhe përdorimi i tepruar i antimikrobeve. Këtë javë në Nju Jork, udhëheqësit botërorë kanë në plan për të diskutuar kërcënimin e paraqitur nga rezistenca e ilaçit antimikrob, i quajtur AMR.

Antibiotikët mund të trajtojnë infeksione bakteresh, por nuk kanë efekt në sëmundje të shkaktuara nga viruset. Pacientët shpesh u kërkojnë mjekëve të përshkruajnë antibiotikë për sëmundje ku antibiotikët nuk sjellin ndonjë dobi. Me antibiotikë ushqehen edhe peshqit dhe bagëtitë për të ndihmuar rritjen e tyre më shpejt.

Sa herë që një antibiotik përdoret, ai vret shumicën e bakterjeve. Por bakterjet që mbijetojnë bëhen rezistente ndaj antibiotikut – dhe zhvillohen të lira pa patur rivalitet nga baktere të tjera.

Këto bakterje që u rezistojnë antibiotikëve, mund të riprodhohen me shpejtësi dhe bëhen mbizotërues mes llojeve të bakterjeve të tjera. Kjo do të thotë një antibiotik që dikur ishte i efektshëm në trajtimin e një infeksioni të veçantë tani ka pak ndikim.

Me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë antibiotikë bëhen të pafuqishëm, dhe bota tani mund të përballet me një të ardhme, ku sëmundjet të cilat dikur trajtoheshin lehtë tani janë serioze, të kushtueshme dhe nganjëherë me probleme vdekjeprurëse.

Ekspertë të ndryshëm thonë se problemi është i ndërlikuar dhe zgjidhjet mund të përfshijnë praktikat më të mira bujqësore, si dhe teste diagnostike për të ndihmuar mjekët të shmangin përshkrimin e antibiotikëve pa qenë nevoja.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDCP) e quan rezistencën ndaj antibiotikëve një nga problemet më të ngutshme të shëndetit publik. (voa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>