Revolucioni i industrisë së prodhimit të robotëve ka mbërritur në Paniarin e Elektronikës në Las Vegas këtë javë. Shumë kompani të teknologjisë po prodhojnë robotë humanoid që ndërveprojnë me njerëzit dhe mund të bëhen pjesë e familjes. Por, a do të fillojnë njerëzit t’i përdorin robotët ashtu siç i përdorin tani telefonat inteligjentë? Korrespondetja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee sjellë hollësitë nga panairi në Las Vegas.
Robotë të llojeve të ndryshme nga mbarë bota që mund të përdoren për veprime të lloj-llojshme janë paraqitur në Panairin e Elektronikës në Las Vegas.
“Mendoj se ky është viti i parë që mund ta prekim këtë revolucion”, thotë Rodolphe Hasselvander nga kompania “Blue Frog Robotics”.
Këtë vit në treg po dalin robotë humanoid që mund të shërbejnë si shoqërues të njeriut. Ata bashkëveprojnë me njerëzit, dhe disa madje edhe flasin dhe mund të shprehin ndjenja njerëzore. Robotë të tjerë mund të shërbejnë si kafshë shtëpiake. Ky robot mund të plotësojë fjalëkryqet.
“Here’s a sharpener for you. Keep your mind sharp.”
Përveç aftësive për të plotësuar fjalëkryqe dhe për të luajtur ping-pong, këta robotë mund të kryejnë edhe funksione të tjera praktike.
“Ky është një robot humanoid. Është i mirë ndoshta për të moshuarit, për fëmijët dhe për të rriturit që mund të ndërveprojnë me atë”, thotë Sean Wang nga Instituti i Studimeve Teknologjike Industriale.
Ata mund të bëjnë të njejtat gjëra që bëjnë telefonat inteligjentë, dhe më shumë. Shumica e këtyre robotëve janë të pajisur me kamera që veprojnë si sytë e njeriut. Për ata që janë të shqetësuar nga sulmet kibernetike ndaj një roboti me synim përgjimin e shtëpisë dhe fëmijëve tuaj….
“Është si laptopi apo telefoni juaj inteligjent. Ne kemi telefona inteligjentë të pajisur me aparat fotografik, të cilët mund të hakerohen”, thotë Rodolphe Hasselvander nga kompania “Blue Frog Robotics”.
Roboti “Buddy” është i pajisur me kamera.
“Kur kamera e tij aktivizohet, ndizet ekrani dhe dritat specifike, kështu që ju e dini se dikush po përdor aparatin tuaj”.
Disa kompani do të kenë në dispozicion robotët socialë për konsumatorët këtë vit dhe prodhuesit e robotit “Buddy” thonë se 2018 është viti kur njerëzit do të jenë gati të pranojnë robotët socialë në shtëpitë e tyre.
“Ky lloj roboti është hapi tjetër sepse pajisja echo e kompanisë Amazon dhe Google Home nuk mund të lëvizin. Ato nuk janë të gjalla. Nuk janë personazhe që mund t’i njihni. Pra, ky lloj roboti është hapi tjetër. Unë mendoj se ky lloj roboti, shpresoj që do të jetë “Buddy”, do të përdoret nga të gjithë në vitet e ardhshme”.
Por, çfarë mendojnë këta konsumatorë për përdorimin e robotëve në shtëpi?
“Nuk e di. Unë mendoj se kjo do të varet nga përdorimi që robotët do të kenë, çfarë do të bëjnë për ju”, thotë Shane Hoalst.
“Mendoj se sot njerëzit nuk kanë kohë të mjaftueshme për të kaluar me të moshuarit ose fëmijët, dhe përdorimi i tij është i përsosur sepse duket si një njeri, ndërvepron si një njeri dhe është një produkt i butë”, thotë Roseline Le Thomas.
Çmimet e robotëve janë ndryshme. Roboti “Buddy” kushton rreth 1.500 dollarë.
“Nëse shpenzoni 1,000 dollarë për një iPhone, ju mund të shpenzoni 1,000 dollarë për një robot të vogël si ky”, thotë Shane Hoalst.
Ashtu si qeni apo macja, robotët socialë mund të bëhen pjesë e rregullt e shumë familjeve në një të ardhme jo shumë të largët. (voa)