Robotët luftojnë krimin
T: Paisjet e sigurisë pritet të përgjysmojnë krimet
Qendrat tregtare, stadiumet dhe kampuset universitare së shpejti mund të kenë një mjet të ri për të luftuar krimin. Një kompani e quajtur Knightscope thotë se robotët e saj të lëvizshëm mund të parashikojnë dhe parandalojnë krimet. Kompania thotë se synon të ulë krimet me rreth 50 përqind në zonat ku do të patrullojnë robotët.
Dikur pjesë e filmave fantastiko-shkencor …robotët po bëhen realitet.
Këta robotë, roje të sigurisë, do të ndryshojnë botën thotë William Santana Li.
“Në planetin tonë jetojnë shtatë miliardë njerëz dhe së shpejti do të bëhet nëntë miliardë. Organet egzistuese të rendit nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë.”
Ai thotë se kompania e tij, “Autonomous Data Machines”, mund të shëbejë si sytë dhe veshët e organeve të rendit.
Ai tregon se çfarë shikon roboti në këtë demostrim në Los Angeles.
“Ndërthurja e njeriut me robotët. Makinat bëjnë punën monotone kompjuturike dhe nganjëherë punët e rrezikshme, ndërsa njeriu merr vendimet strategjike, dhe kështu ndodh bashkërendimi i gjërave.”
I gjatë 90 centimetra dhe me peshë 136 kilogram, këto makina lëvizin lirshëm brenda një perimetri të caktuar. Ato nuk janë të armatosura por kanë video kamera që filmojnë 360 gradë.
“….po ashtu kemi një sistem optik indentifikimi në robotët që kontrollon 300 targa makinash në minutë.”
Robotët mund të zbulojnë armë kimike dhe biologjike. Li thotë se edhe pse robotë, prania e tyre mund të ndryshojë sjelljet kriminale.
Por profesori i ligjeve Eugene Volokh thotë se robotët duhen përdorur sipas rregullave.
“Nëse roboti ndodhet aty ku është polici dhe shikon ato që mund të shkikojë polici, atëherë nuk ka probleme kushtetuese, nuk ka probleme të privacisë.”
Profesori thotë se mund të ketë shqetësime të ngjashme me ato që dalin nga policët që kanë kamera trupore.
“Një shqetësim është se në rastin kur dikush bën diçka të paligjshme në vende publike mund të arrestohet dhe gjobitet. Por ata nuk duan që videoja që pasqyron këtë veprim të publikohet sa herë e kërkon dikush dhe të vihet në internet. Do të jetë interesante të shihet se si ligjet e shteteve do ta trajtojnë çështjen e survejimit kur flitet për arkivimin e të dhënave publike.”
William Santana Li thotë se shumë kampuse universitare, qendra tregtare dhe stadiume së shpejti mund të kenë robotë të lëvizshëm.
Ai thotë se ka një listë të gjatë subjektesh brenda dhe jashtë Amerikës që janë të interesuar të kenë këto roje sigurie të së ardhmes. (voa)